Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Basha: Askush nuk do na e mbyllë dot gojën, Meta të mos ta dekretojë ligjin

Paketa anti-shpifje/ Basha: Askush nuk do na e mbyllë dot gojën, Meta

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e cilësoi miratimin në kuvend të paketës anti-shpifje si një akt të turpshëm dhe kriminal me pasoja të rënda për të ardhmen e vendit. Ai vë në dukje faktin se në kulmin e një krize të rëndë ekonomike, ku mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, Rama me urgjencë miratoi ligjin e censurës.

“Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë.

Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojnë këto fakte.

Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e radhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.”, shkroi Basha në Facebook.

Kreu i opozitës i bëri thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktaturës për agjitacion e propagandë.

“Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit evropian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre.

Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me zë dhe me figurë çdo skandal, çdo fakt abuziv, çdo dështim të radhës të këtij kryeministri në ikje!

Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve dhe analistëve, të gjithë opinionistëve dhe personave publikë të mos intimidohen dhe të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të kësaj qeverie në ikje! Asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën!”

Të fundit