All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Paketa anti-shpifje "bën të harrohet" samiti për Shengenin Ballkanik, Vuçiç në Tiranë të premten

Paketa anti-shpifje "bën të harrohet" samiti për
All - Paragraf - 1

Ndërsa të gjitha mediat janë të përqendruara te paketa anti-shpifje, e cila do të votohet ditën e enjte në parlamentin shqiptar, një tjetër çështje e cila është mjaft e ndjeshme për shqiptarët po anashkalohet. Kjo ka të bëjë me “Shengenin Ballkanin” dhe samitin, i cili ishte përcaktuar të mbahej në Durrës.

All - Paragraf - 3

Qeveria shqiptare ka vendosur që takimi midis kryeministrit Edi Rama, atij maqedono-verior Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç të mbahet, por jo në Durrës që është dëmtuar nga tërmeti, por në Tiranë.

Ndërkohë që numri 1 i shtetit serb ka lajmëruar se ai do të jetë i pranishëm në këtë takim. Presidenca serbe njoftoi se Vuçiç vjen në Shqipëri të premten dhe do të qëndrojë edhe të shtunën. Ndërkohë që të enjten në kuvendin shqiptar do të votohet për paketën anti-shpifje e cila u miratua sot në Komisionin e Ligjeve në tërësi.

Ky projektligj ka ngjallur shumë reagime nga shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, por edhe ato ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr, ndërkohë që debati publik është bërë mjaft i ashpër. Mediat, politika dhe opinioni publik po reagojnë fort për këtë nismë, e cila shikohet si dëmtim i fjalës së lirë.

Por ndërkohë katër ditë përpara zhvillimit të samitit konfirmohet se ai do të mbahet. “Shengeni Ballkanik” ka sjellë mjaft debate në hapësirën mbarëshqiptare.

Në Kosovë janë kategorikisht kundër kësaj lëvizjeje, ndërkohë që kanë shprehur indinjatën për deklaratën e bërë nga presidenti Vuçiç sa i përket masakrës së Reçakut”, që ai e quajti trillim.

Vetë Rama reagoi e tha se “si mund të mohohet diçka e tillë”, por kjo në Kosovë nuk shërbeu për ta ulur inatin me liderin serb. Një ditë më parë, 4 partitë kryesore në Kosovë përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK thanë se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me një shtet që mohon krimet e veta e kërkuan anulimin e tij.

Edhe më parë, figurat kryesore politike të vendit kanë këshilluar Shqipërinë që të tërhiqet nga kjo nismë, pasi dëmtohet Kosova, e prapë Rama e shikon si një mundësi të mirë për rajonin, për më tepër që kërkon edhe Kosovën të jetë pjesë e saj.

Të fundit