Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, gazetari Abilekaj: Rama është në pozicion të vështirë; e tentoi edhe me dëshminë e Dritan Zaganit

Paketa anti-shpifje, gazetari Abilekaj: Rama është në pozicion

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e lajmeve në ‘Fax News’ ka folur për përpjekjen e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një “paketë anti-shpifje”. Abilekaj thotë se Rama është sot në një pozitë shumë të vështirë për shkak të dëshmisë së Emiljano Nuhut, dhe kërkon që të mbrohet me ligjin për shpifjen.

Gazetari kujton se e njëjta përpjekje u bë edhe në vitin 2015-të, kur Rama u përpoq të mbulonte skandalin e denoncuar nga Dritan Zagani dhe ku ishte përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe atëherë nisma dështoi.

Sipas Abilekajt, një paketë e tillë do e kthente Shqipërinë në vend të ngjashëm me Turqinë e Erdoganit.

“Paketa antishpifje nuk është një ide e re e Edi Ramës, pasi është thënë dhe më herët në 2015-tën. Rama ka një arsye shumë të fortë që e ka rikthyer tashmë këtë ide, pas dështimit me turp që pati në atë kohë dhe kundërshtimit që iu bë nga insitucionet e BE-së.

Dhe shtetet më autoritare në Europë nuk e kanë vepër penale shpifjen, pasi kjo të çon drejt sjelljeve diktatoriale. Shpifja nuk mund të dënohet me burg, po vetëm me masa administrative. Nëse kjo nismë do të bëhet vërtetë serioze, ndjell vetëm shtim të autoritarizmit përmes ligjit, edhe për mediat. Ne do të përfundojmë si Turqia që çdo kundërshtar politik që mund të bëjë akuza të përfundojë në burg.

Nuk e di se çfarë kërkon më shumë kryeministri, kur sot një dënim për shpifje mund të shkojë deri në një masë prej 5 milionë lekësh. Xhisiela nuk është një çështje vetëm e opozitës, dhe faktet tregojnë që nuk ka shpifje në këtë rast. Po të shohësh këtë debat, kohën kur është hapur përkon në 2015-tën me dëshminë e Dritan Zaganit, janë të njëjtat masa që sot Rama po merr pas dëshmisë së Emiljani Nuhut që e ka quajtur horr.

Në 2015 u bë dhe paketa që shpifja të kriminalizohej , për të mbuluar ngjarjet që tashmë kishin ndodhur. Rama i drejtohet ligjit për t’iu mbyllur gojën njerëzve që flasin dhe denoncojnë. Rama sot është në një pozicion të vështirë, pas publikimit të rastit Xhisiela”, u shpreh Abilekaj.

Të fundit