Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Habit deputeti socialist: Portalet kanë larguar nga vendi vajzat e showbizz-it me shpifjet e tyre

Paketa anti-shpifje/ Habit deputeti socialist: Portalet kanë larguar nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, një nga hartuesit e draftit për Paketën Anti-shpifje, gjatë një interviste në Report tv tha se portalet në Shqipëri, kanë detyruar me shkrimet e tyre që qytetarët t’ja mbathin jashtë vendit për shkak të shpifjes.

“Ka portale që kanë detyruar njerëz të ikin nga Shqipëria, kanë ikur njerëzit se kanë publikuar gjëra që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Ka portale të papërgjegjshme, kanë publikuar fakte që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Për vajza dhe djem të rinj që janë qytetarë në Gramsh, në qytete të ndryshme.

Këto janë gjëra të padiskutueshme, për çfarë publikojnë për njerëzit e showbizz-it, se çfarë publikojnë për politikanët, ka një raport tjetër mes të drejtës për privatësi dhe të drejtës për t’u sulmuar dhe vëzhguar”, tha deputeti socialist.

Kujtojmë se nesër në kuvend do të kalojë miratimi i paketës anti-shpifje, me gjithë kundërshtitë e shumta edhe nga organizata ndërkombëtare.

Ditën e sotme ka pasur reagime nga BE dhe KE, të cilat i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë paketën.

Paketa anti-shpifje, Komisioni Europian thirrje qeverisë: Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE

Të fundit