Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Komisioni Europian: Janë anashkaluar rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës

Paketa anti-shpifje/ Komisioni Europian: Janë anashkaluar rekomandimet e

Paketa anti-shpifje që kaloi për miratim ditën e mërkurë në kuvend, shkaktoi debat dhe shqetësim edhe për instancat e BE.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Zërit të Amerikës se Brukseli “merr shënim” miratimin në parlament të paketës anti-shpifje. Megjithëse ligjit iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit dhe qeveria Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, zëdhënësi i Komisionit, i tha Zërit të Amerikës se “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk janë marrë në konsideratë” në variantin përfundimtar.

Zëdhënësi tha se Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standartet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen.

Të fundit