Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Komisioni Europian thirrje qeverisë: Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE

Paketa anti-shpifje, Komisioni Europian thirrje qeverisë: Merrni në

Pas reagimit të Bashkimit Europian për paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nesër në kuvend, ka reaguar edhe Komisioni Europian.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i pyetur nga Zëri i Amerikës mbi projektligjin,  tha se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Është e rëndësishme që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar”, thotë zëdhënësi.

Po ashtu ai shton se KE e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj.

“Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Rekomandimet përfshijnë ndër të tjera, që rregullat e reja të kufizohen vetëm tek media audio vizive on-line, duke nxitur vetë-rregullimin, dhe që ankesat ndaj medias t’i nështrohen procesit të pavarur gjyqësor, si dhe të ketë transparencë më të madhe për pronësinë mbi mediat”, raporton Zëri i Amerikës.

Të fundit