Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Krasta: Nuk jam i shqetësuar, di qëllimin e Edi Ramës

Paketa anti-shpifje, Krasta: Nuk jam i shqetësuar, di qëllimin e Edi

Gazetari Adi Krasta nuk është aspak i shqetësuar nga drafti i paketës anti-shpifje që konsiston në vënien nën kontroll të mediave on-line nga institucionet shtetërore. Krasta mendon se kryeministri Edi Rama nuk do ta miratojë paketën, porse kërkon të bëjë zhurmë për të larguar vëmendjen nga situata politike në vend, veçanërisht pas votimeve të 30 qershorit.

“Unë nuk jam nga ata që shqetësohem shumë nga paketa anti-shpifje e kryeministrit. E që ai e ben ketë për zhurmë se sa e beson në të vërtetë. Me siguri që kryeministri Rama do të kishte vepruar shumë ndryshe, nëse do të kishte qënë në opozitë.

Që këtu fillon, jo vetëm një llojë paqëndrueshmërie por edhe një llojë hipokrizie e pafalshme sesi praktikist një njeri transformohet kaq frikshëm dhe dhimbshëm  nga opozita në pushtet dhe pastaj në harresë”, deklaroi Krasta në mbyllje të emisionit të tij, A-Show.

Drafti i paketës anti-shpifje është kundërshtuar nga OSBE-ja dhe shtatë organizata të  njohura ndërkombëtarë që thone se ajo cënon lirinë e mediave online.

Deklarata e gazetarit duke filluar nga minuta 35-44:

https://www.youtube.com/watch?v=dl46cIMZo8A

Të fundit