Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paketa anti-shpifje/Kryetarja e Komisionit të Medias: Unë shpall bojkotin, deputetët të braktisin seancën
Fatjona Dhimitri, kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka deklaruar bojkotin e mbledhjes së komisionit, në shenjë kundërshtimi të dy projekt-ligjeve që qeveria e konsideron si “paketë anti-shpifje” për mediat.
Dhimtri thekson se paketa ligjore i jep kompetenca të zgjeruara Autoritet të Mediave Audivizive, e cila sipas saj mund të mbyllë mediat online ose të vendosë gjoba të papërballueshme për mediat.
Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të bojkotojnë procesin duke e detyruar qeverinë të tërhiqet nga dy projektligjet.
“Në shenjë solidariteti me shqetësimin e mediave, komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë opinionit publik shqiptar dhe në pamundësi për të ndikuar sado pak në pengimin e kësaj marrëzie nga komisioni që unë drejtoj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë shpall bojkotin e komisionit dhe parlamentit deri në tërheqjen e këtyre projektligjve nga procedura parlamentare.
U kërkoj deputetëve që të marrin parasysh pasojat e rënda që do të ketë miratimi i këtyre dy projektligjeve për lirinë e mediave dhe demokracinë shqiptare dhe ta bojkotojnë procesin duke e detyruar qeverinë të tërhiqet nga dy projektligjet”, deklaron Dhimitri.
Deklaratë e plotë:
Fatjona Dhimitri, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias
Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke parë se mazhoranca në komisionin të cilin drejtoj dhe në Kuvendin e Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje për dy projektligjet e hartuara nga qeveria të njohura si “paketa antishpifje”, por përkundrazi me arrogancën që e karakterizon rrezikon t’i shndërrojë ato në ligje me forcën e kartonave në parlament, ju drejtohem me anë të kësaj deklarate përmes së cilës shpreh qëndrimin tim lidhur me rrezikun që këto dy projektligje paraqesin për lirinë e fjalës dhe mediave.
Prej momentit që dy projektligjet kanë ardhur në komision, e shqetësuar për pasojat e rënda që do të kenë mbi lirinë e mediave dhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri jam përpjekur që përmes seancave dëgjimore në komision të thërras përfaqësuesit e organizatave mediatike, të medias dhe të botës universitare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të marrë një mendim sa më të gjerë dhe të kualifikuar për projektligjet në diskutim.
Thuajse gjithë grupet e ftuara në komision janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre nga procedura parlamentare. Duke e sintetizuar qëndrimin e tyre për këto dy projektligje ata kanë theksuar se:
Projektligjet i japin AMA-s kompetenca të tilla që e shndërrojnë atë praktikisht në një organ të censurës mbi mediat online. AMA me kompetenca të zgjeruara përveçse në fushën e mediave audiovizive edhe në fushën e mediave elektronike fiton kompetenca të tilla që praktikisht në mënyrë arbitrare mund të mbyllë media apo të vendosë gjoba të tilla që janë të papërballueshme për mediat
Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare.
Problemet që adreson projektligji si shpifja, kanë mundësi të zgjidhen përmes legjislacionit ekzistues dhe për këtë arsye ata kanë argumentuar se nuk ka nevojë për projektligje të tjera.
Problemet që adresojnë projektligjet janë çështje të vetrregullimit të mediave dhe nuk mund të shndërrohen në ligj, pasi sipas mendimit të specialistëve aty ku vetrregullimi shndërrohet në ligj jemi në sistemin e censurës.
Këtë qëndrim ndaj ligjit të shprehur qoftë në komision, qoftë në forma të tjera e kanë mbajtur përfaqësues të BE-së (përmes ekspertit të tyre në komision), të OSBE-së përmes zotit Harlem Desir, të Këshillit të Evropës, 15 organizata mediatike të paraqitura në Komision, Përfaqësuesit e Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit të ftuara në komision në cilësinë e ekspertit, 35 organizata ndërkombëtare që militojnë për lirinë e mediave, partitë kryesore të opozitës dhe shumë personalitete të rëndësishme të mediave, kulturës dhe botës akademike.
Për mua është shumë e qartë tashmë se këto dy projektligje janë një kërcënim i madh dhe një sulm i rëndë që i bëhet lirisë së fjalës në përgjithësi, dhe lirisë së mediave në vendin tone. Dy projektligjet përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventave Ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga shteti shqiptar.
Në shenjë solidariteti me shqetësimin e mediave, komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë opinionit publik shqiptar dhe në pamundësi për të ndikuar sado pak në pengimin e kësaj marrëzie nga komisioni që unë drejtoj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë shpall bojkotin e komisionit dhe parlamentit deri në tërheqjen e këtyre projektligjve nga procedura parlamentare.
U kërkoj deputetëve që të marrin parasysh pasojat e rënda që do të ketë miratimi i këtyre dy projektligjeve për lirinë e mediave dhe demokracinë shqiptare dhe ta bojkotojnë procesin duke e detyruar qeverinë të tërhiqet nga dy projektligjet.
Prej këtij momenti i bashkohem protestës së gazetarëve dhe qytetarëve dhe kauzës së tyre të drejtë për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe mediave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38