Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paketa anti-shpifje kundërshtohet nga gazetari Dervishi: Media s'ka nevojë për ndalime të reja
Ideja e propozuar nga kryeministri Edi Rama për miratimin nga parlamenti të një pakete anti-shpifje ka hasur në kundërshtimet e disa gazetarëve.
Për analistin Lutfi Dervishi, i cili aktualisht drejton emisionin ‘Përballë’ në TVSH, përpjekja e qeverisë për të ndaluar shpifjen me paketë i ngjan përpjekjes së laboratorit britanik që nuk arriti të ndaj dot “sinjalin” nga zhurma babale, pasi sipas tij të merresh me median në ditët e sotme është një nismë shumë e guximshme dhe njëkohësisht e gabuar.
“Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes- JO e lirisë së medias. Kryeministri është në detyrën e lartë edhe për të duruar. Ka plot që e konsiderojnë lirinë e medias si “leje gjuetie”, por teprimet në lirinë e medias janë çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë. Media ka kusuret e veta, por më mirë një media që “shpif” se një qeveri që kumton se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtër?!”, shkruan Dervishi në rrjetin social ‘Facebook’.
Statusi i plotë:
SHPIFJA, beteja e GABUAR!
Nëse do të rregullohej puna e shpifjes me paketë - do t’ia vlente të paguanim edhe një taksë nëse na premtohej jeta në një ambient ku nuk ka shpifje, thashetheme, gënjeshtra, fyerje, tallje, përqeshje.
Kjo është bota ideale. Bota reale është pak a shumë ajo që parashikonte Aldous Huxley në vitin 1931 kur shkroi novelën ““Bota e re e marrosur” Huxley, ndryshe nga bashkekombesi i tij George Orëell që në vitin 1948 shkroi romanin e famshëm “1984”, ku parashikonte një shoqëri që do të ndalonte informacionin- ishte më profetik, - Huxley thoshte se jo vetëm që nuk do të ndalohej informacioni, por do të ketë cunam informacioni.
Orëell thoshte se e vërteta do të ndalohet, Huxley thoshte se e vërteta do të zhytet në oqeanin e kotësisë. Orëell parashikonte që individi do të torturohet , Huxley thoshte se “tortura” do të injektohet përmes kënaqësisë.
Përpjekja e qeverisë për të ndaluar shpifjen me paketë i ngjan përpjekjes së laboratorit më të mirë britanik që nuk arriti të ndaj dot “sinjalin” nga zhurma babale. Të merresh me median sot është një nismë shumë e guximshme.
Media nuk është ajo që ka qenë. Nuk është e lehtë të japësh përgjigje për pyetjen: kush është media? Kush është gazetar? është gazetar gazetari tradicional që beson se do të ndryshojë botën me punën e tij, ndërkohë që bota po ndryshon vetë me një shpejtësi marramendëse?
është gazetar çdo njeri me celular në dorë që prodhon tekst, foto video apo kombinim të tyre?
është gazetar, moderatori/moderatorja e njohur që të mahnit me pyetje të tipit: çfarë mendon për… kohën/raketat/babalen/rrugën e kombit/FMN/lTrump/Shkollën etj etj etj?
është gazetar ai/ajo që (sipas zëvëndësministrit të brendshëm) është vënë në shërbime të bandave kriminale rivale?
Eshtë gazetar këngëtarja e njohur që ka miliona klikime në you tube?
është gazetar/e kryeministri? Kryetari i Partisë? Ministri? apo kryebashkiaku që raportojnë për veten përmes medias sociale? është gazetar - ai/ajo që i shërben si kamarjer/kamarjere pushtetit të radhës? është gazetar ai i marri që nuk e dëgjon njeri në shtëpi, që e tallin në lagje, por që jep leksione në ekran? është gazetar ai që punon me “qera” në këtë profesion? është gazetar ai që punon në televizion kombëtar dhe ka 3 muaj pa marrë rrogën?
është gazetar ai i marrëdhënieve me publke që informacionin e paketon si lajm dhe do ta shesë përmes televizionit? është gazetar/e ai/ajo që ka alergji nga e vërteta?
Situata në lidhje me meidan ka ndryshuar dhe jo vetëm në Shqipëri. Opinioni publik nuk ndikohet më vetëm përmes medias tradicionale dhe gazetarëve, por edhe prej rrjeteve sociale. Fuqia e individëve të pafuqishëm deri dje që shprehin lirshëm mendimet e veta është gjithnjë në rritje. Aty ku media tradicionale mërmërit, media e re ulëret dhe shpesh me të drejtë.
Për shkaqe historike ne nuk jemi ende shoqëri informacioni, por jemi shoqëri thashethemi. Kemi frikë të lexojmë të vërtetën sepse druajmë se do të na ndryshojë mendje. Më lehtë besohet thashethemi më i pabesueshëm se e vërteta që të zë sytë.
Nuk ka rast të dytë në kontinent që në “prime time” çdo natë të kesh nga 10 programe me politikë. Nëse “politika” do të eksportohej ne do të ishim vendi parë eksportues në glob.
Ata që zotërojnë median (tradicionale) sot nuk janë filantropë që i kanë zënë ethet e dashurisë për të treguar ngjarjet e ditës dhe historinë, ata i kanë zënë ethet e parasë dhe median e kanë për të bërë më shumë pare, për të ushtruar më shumë pushtet, për të dëshmuar më shumë vanitet!
Në epokën e cunamit të informacionit, të lajmeve të rreme e të post truth (rastit kur nuk kanë rëndësi faktet, por çfarë emocioni shkakton me “argumentat” e tua) - beteja me shpifjen i ngjan pak betejës me mullinjtë e erës. (Megjithëse sot mullinjtë e erës janë burim i pastër energjie)
Shpifja e ka përgjigjen në ligjin ekzistues. Ajo çfarë vlen off line, vlen edhe on line. Një vendim i mirë gjykate, një vendim që merr në konsideratë dhe peshon të drejtën e informacionit, të drejtën për jetë private dhe interesin publik, shërben më shumë se 100 kode etike. Ligji shpifjes nuk është vetëm për median. Media është lule krahasur me...politikanët apo jo?! Kodi etik i gazetarëve ( i ripunuar së fundmi) është mjaft i qartë në deontologjinë e profesionit, por ndikimi i tij në praktikë i ka ngjarë efektit që kishte dikur urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para se ky i fundit të lirohej nga ushtria.
Shqipëria ka mbi 20 gazeta të përditshme, 56 televizione, mbi 200 kabllorë, mbi 700 portale, mbi 1.8 milionë llogari facebook. Dhe gjithë këto operatorë mediatik - janë në një treg që nuk funksionon si treg. Sigurisht kryeminiitri dhe qeveria mund të bëjnë shumë për lirinë e medias. Rastet e ës ndaj gazetarëve duhen hetuar me shpejtësië me përparësi dhe duhet dërguar sinjali i qartë që me gazetarët nuk bëhet shaka.
Kryeministri do të jepte një kontribut të madh për lirine e gazetarëve nëse nuk do të shkonte në asnjë televizion nëse inspektoriati i punës nuk do të çertifikonte që gazetarët janë me kontrata dhe paguhen rregullisht. Ka tv që qëndrojnë hapur vetëm për të patur në studio kryeministrin /ministrin e radhës. Kryeministri do të ndihmonte shumë në lirinë e medias nëse do të jepte një urdhër të qartë që mos zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit (një nga ligjet më të mira që kemi) është krim i ndëshkueshëm.
Kryeministri do të ndihmonte në pastrimin e diskursit publik nëse në Parlament, ata që ka nën hyqëm të zbatojnë kodin e etikës dhe të kenë minimumin e njerëzillëkut në komunikimin publik.
Shpifja është pjesë e lirisë së shprehjes- JO e lirisë së medias. Kryeministri është në detyrën e lartë edhe për të duruar. Ka plot që e konsiderojnë lirinë e medias si “leje gjuetie”, por teprimet në lirinë e medias janë çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë. Media ka kusuret e veta, por më mirë një media që “shpif” se një qeveri që kumton se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtër?!
Skenari Huxley nuk luftohet me “skenarin orëellian”. Nuk ka nevojë për ndalime të reja. Ka nevojë për shtet ligjor që funksionon. E fillon dot i pari kryeministri? E nis dot me hapin e parë- ndarjen/distancimin nga oligarkët e medias që rrënojnë rregullat e profesionit për ca para buxheti më shumë?!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38