Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Lela: Do të godasë mediat online, kundër një zyre shtetërore që mbikëqyr

Paketa anti-shpifje/ Lela: Do të godasë mediat online, kundër

Analisti Alfred Lela mendon se paketa anti-shpifje nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të jetë një kontroll shtetëror për gazetarinë, e ai është kundër një shteti që i fut duart kudo.

“Kodi i etikës i mesit të viteve ‘90 do i mjaftonte gazetarëve për mënyrën e shkrimit e raportimit. Kryeministri ka të drejtë në disa prej gjërave por nuk ilustrojnë të tërën dhe nuk mund të kthehen në një ligj si goditje.

Nëse i kthehemi tërmetit është dënuar një vajzë se ka ndarë një lajm të një gazete italiane.

Unë nuk jam për një zyrë shtetërore që mbikëqyr dhe vendos çfarë është gazetareske apo jo. Nëse shkolla e gazetarisë do ishte në vend të AMA-s do isha pro. Nuk jam për shtet që i fut duart kudo, jam për shtet të vogël. Unë nuk mund tua lë disa njerëzve zyrtarëve”, tha ai në emisionin “real Story” në News 24.

Analisti mendon se ligji është bërë për të goditur mediat online.

“Është një lloj ‘wild west’ por ka lirinë e vet dhe gjëra që nuk i gjen në mediat tradicionale. Jam kundër shtetit që fut duart aty ku nuk duhet t’i fusë. T’ia japë Këshillit të Medias, Shkollës së Gazetarisë, një trupe…Meraku im është ky që nëse ata njerëz që do të marrin vendime për çfarë është gazetareske apo ‘fake news’ më e pakta duhet ta dinë për çfarë janë duke folur e shkruar.

Ne i dimë administratat tona se sa shumë çalojnë dhe nuk dua që komuniteti i gazetarëve të gjykohet nga administrata shtetërore”.

Të fundit