Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Manjani: Budallëk anadollakësh! Ka 20 vjet që tenton t’i mbyllë gojën kritikës

Paketa anti-shpifje/ Manjani: Budallëk anadollakësh! Ka 20 vjet

Ndërsa u referua rastit të Xhisiela Malokut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje hartimin, shumë shpejt të një pakete anti-shpifje, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo nismë e re ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai e ka cilësuar këtë propozim një një ‘budallëk anadollakësh’, ndërsa thekson se kryeministri Rama ka tentuar prej 20 vitesh që t’ua mbyll gojën kritikëve.

Reagimi:

Paketë anti-shpifje?!

Budallëk anadollakësh!

Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.

Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.

Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën.

Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.

Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.

Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.

Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik!

Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!

Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht u ferkua me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur.

Testi alkolit është bërë disa orë pas ngjarjes.

Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkolit, në shkelje ligjore.

Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë.

Sugjeroj ShÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetoj korrupsionin te njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri.

Une kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtepi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionera. Kanë vila. Kanë biznese.

Të fundit