Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Nard Ndoka i kujton Ramës denoncimin e Berishës: Të gjithë qeshën në fillim, por ç’rezultoi në fund?

Paketa anti-shpifje, Nard Ndoka i kujton Ramës denoncimin e Berishës:

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për një paketë anti-shpifje ka sjellë edhe reagimin e kreut të PDK-së, Nard Ndoka.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka i kujton kryeministrit një denoncim të Berishës, sa i takon avionëve me drogë që u ulën në Divjakë, disa vite më parë. Në fillim u cilësua si shpifje nga PS, por më pas rezultoi e vërtetë.

Statusi i plotë:

Shpifjen nga e vërteta e ndan vetëm koha; të dënosh shpifjen, ke dënuar të vërtetën.

Kur shpifja, vendos precedent për të vërtetën.

Shpifjen më të madhe në politikën shqiptare, e ka thënë Sali Berisha; “avionë me drogë fluturojnë dhe ulën në Divjakë”!

Kjo “shpifje”, meritonte një gjobë të madhe, të gjithë qeshën në fillim, por çfarë rezultoi në fund?

Që shpifja ishte plotësisht e vërtetë.

Por ama u desh kohë e “fat”, që avioni të ngecte në rërë.

Ky është precedent, i vendosur tashmë; për qytetarët, politikën dhe drejtësinë.

Nuk ka departament socialistësh, që të vendosë vijën mbi precedentin, e të vërtetën!

 

Të fundit