Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje në Parlament, reagon përfaqësuesi i OSBE: Kemi punuar me Ramën deri në minutën e fundit

Paketa anti-shpifje në Parlament, reagon përfaqësuesi i OSBE:

Paketa anti-shpifje e propozuar nga qeveria shqiptare ka ngjallur reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët.

Harlem Desir, përfaqësues i zyrës së medias në OSBE një ditë para diskutimit të paketës në parlament ka sqaruar se ka punuar me qeverinë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median

“Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.

Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, shkruan në twitter zyrtari i OSBE.

Të fundit