Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Paloka sulmon Ramës: Përdor “të huajt” kur i shkojnë pas fijes, i bën veshët shurdh kur nuk ua pëlqen qëndrimet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ligjin anti-shpifje që do të kalojë nesër në Kuvend.

Paloka akuzon Ramën se po përdor të huajt atëherë kur i duhen, ndërsa bën veshin e shurdhër sipas tij, kur nuk i pëlqen qëndrimet e tyre.

Demokrati thekson se Rama ngulmon të kalojë ligjin edhe pse janë me dhjetra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar përfshi OSBE apo Komisionin Evropian.

Reagimi i Palokës

Rama po verteton se fundmi dhe nje fakt ( qe une e kam deklaruar kohe me pare); ai i perdor “te huajt” atehere kur i duhen apo kur i shkojne pas fijes, por i ben veshet shurdh kur qendrimet e tyre nuk i pelqejne.

Keshtu, i njejti qe ka per borxh te te permendi dhe deklarata te perkthyesve te ambasadave kur i leverdis, as nuk i degjon e as nuk reagon ndaj qendrimeve te institucioneve qendrore nderkombetare.

Kete po ben Rama dhe me ligjin per censurimin e mediave qe kerkon me patjeter ta kaloje neser ne ate palo parlament megjithese jane me dhjetra organizatat nderkombetare qe e kane kundershtuar perfshi dhe OSBE apo Komisionin Evropian.

Po mbase Rama nuk i konsideron te mireqena deklarimet dhe qendrimet nga qendrat e ketyre organizmave nderkombetare, ne se nuk reagojne perfaqesite e tyre diplomatike ne Tirane…!

Të fundit