Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Rama merr goditjen e parë nga Suedia: Të vendosur për të mbrojtur lirinë e shtypit

Paketa anti-shpifje, Rama merr goditjen e parë nga Suedia: Të vendosur

Përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të hartuar një paketë anti-shpifje dhe që do të ketë në fokus gazetarët dhe mediat, ka marrë sot goditjen e parë nga Suedia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Ambasadori suedez në Tiranë, Johan Ndisi ka pritur në takim drejtuesit e ‘Birn Albania’, të cilët i ka garantuar për vendosmërinë e shtetit të tij për mbrojtur fjalën e lirë në Shqipëri.

“Suedia është një mbështetëse e fortë e fjalës së lirë në Shqipëri dhe më gjerë. Jemi të vendosur për të mbrojtur gjithmonë lirinë e shtypit”, thuhet në reagimin e shkurtër të ambasadorit Ndisi.

Reporter.al, pjesë e Birn Albania, ishte një prej portaleve të renditura si të paligjshme në njoftimin e AKEP. Lista e AKEP u kritikua në mediat online për shkak se ishte e pakonfirmuar dhe abuzive.

Të fundit