Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, Rama takon përfaqësuesin e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është takuar me është takuar me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë e cilëson bisedën si të frytshme teksa shton se së shpejti paketa anti-shpifje do të paraqitet për diskutim publik.

“Bisedë e frytshme me @harlemdesir mbi përpjekjet për rend ligjor në median online.Së shpejti #PaketaAntishpifje #AntiFakeneës në diskutim publik. Gati për të dëgjuar sugjerimet e kujtdo që do një media të çliruar nga shpifjet.@OSCE_RFoM partner i çmuar në këtë betejë emancipuese”, shkruan Rama.

Të fundit