Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, vjen reagimi i BE: Merrni parasysh rekomandimet e OSBE

Paketa anti-shpifje, vjen reagimi i BE: Merrni parasysh rekomandimet e OSBE

Vjen reagimi i Bashkimit Evropian lidhur me paketën anti-shpifje që propozon qeveria shqiptare.

Në një reagim për A2, BE i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë parasysh rekomandimet e OSBE, e cila rekomandon rishikimin e saj për shkak të mangësive

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative në media, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet përgjatë gjithë procesit të përgatitjes së draftit.

Komisioni i ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Europës, të kryera përmes fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e BE.

Të fundit