Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paketa antishpifje na duhet: Për të mbrojtur median dhe publikun nga Kryeministri
Fitim Zekthi
Qeveritë e këqija, ato me prirje totalitare apo ato totalitare, përpiqen të mos i lejojnë për asnjë moment njerëzit të mendojnë, në mënyrë që ata kurrë të mos e kuptojnë shkallën e keqqeverisjes, kufizimit të lirive, abuzimit me të drejat, grabitjen e pronës, varfërinë apo krimininalizmin e jetës së vendit. Qeveria është gjithnjë në një përpjekje të pandalshme që interesi i publikut të mos fokusohet kurrë tek informacioni, gjuha, dikskutimet dhe dija, që është e rëndsishme, por të endet në informacione dhe debate që, në thelb, nuk kanë fare rëndësi për të kuptuiar të vërtetën. Edward Herman, thotë se qeveria vazhdimisht mundohet ta mbajë publikun të zënë, të zënë, të zënë me gjëra kot apo me rrena qeveritare pa i lënë kohë të mendojë. Ajo kërkon që ai të kthehet në fermë si të gjitha kafshët e tjera.
Pikërisht kjo gjë po ndodh sot me debatin që ka hapur kryeministri Rama për mediat online, për paketën që ai e quan antishpifje, për afatin që duhet të respektojnë ato deri sa të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.
I përmbytur nga dallgët e akuzave se ministri i Brendshëm, jo vetëm ka vëllanë të dënuar për trafik droge, por i vëllai ka qenë shumë aktiv në këtë veprimtari edhe kur ministër u bë Xhafaj, kryeministri ka nevojë të hapë një çështje tjetër debati në pamundësi për të patur një përgjigje për këtë çështje. I rraskapitur nga akuzat dhe dyshimet se Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, udhëton me njerëz të dënuar për trafik, ndërhyn dhe kërcënon me armë oficerët e policisë, kryeministri ka dëshpërishimit nevojë për një çështje tjetër debati. I shkatërruar nga dëshmia e Fredi Alizotit që tha se ka marrë para për të dëshmuar se gjoja ai bëri rolin e Agron Xhafajt, i sakatuar nga dëshmitë që tregojnë se drejtori i Policisë, Ardi Veliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, kanë kurdisur dëshminë e Alizotit në mënyrë që të fajësohet PD, kanë marrë me makinën e drejtorit të dyshuarin dhe e kanë çuar në Prokurori, i kanë ofruar para etj., kryeministri ka nevojë të dalë nga kjo humbellë dhe të flasë për diçka tjetër. I njollosur si një politikan që i hapi derën përfshirjes në politikë të njerëzve që vijnë nga bota e krimit, që lejoi mbjelljen me kanabis të vendit, që bëri që krimi të ketë rol në vendimarrje të rëndësishme mbi ekonominë apo emërimet, dhe të kontrollojë institucione apo zyra të zbatimit të ligjit, kryeministri Rama me paketën antishpifje, jo vetëm e çon debatin në terma të rehatshëm për të, por edhe mund të shpresojë të krijojë një narrativë të re se gjithçka është produkt i medias shpifëse dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Në fakt, duke propozuar një paketë të tillë antishpifje, kryeministri ia ka dalë vërtetë të hapë sadopak një debat, ndonëse akuzat janë aq të rënda dhe aq të shumta sa nuk ka paketë dhe nuk ka provokim që mund të vijë nga propaganda e kryeministrit që t’i davaritë plotësisht retë e errëta që rrinë mbi qeverinë dhe mbi të.
Pavarësisht kësaj ane të propozimit të kryeministrit, paketa antishpifje është problemtike edhe në lidhje me përmbajtjen e saj. Sigurisht, që nuk mbrohen kurrë në emër të lirisë së shprehjes as shpifja, as fjalët, ajo kategori e shprehjes që hyn te e ndyta dhe as fjalët apo ajo kategori e shprehjes që hyn te “fjalët luftarake” apo ato që nxisin urrejtje etnike, fetare etj. Një problem i parë dhe i madh është se kryeministri flet për shpifjen dhe jo për gjuhën e uurejtjes, fjalët luftarake, të ndytën etj dhe kjo tregon se ka vetëm hallin e tij siç e thamë më lart.
SHBA është një nga vendet me lirinë e shprehjes më të mbrojtur në botë, por edhe një nga vendet që prodhuan debat, diskutim, mendim filozofik apo jurisprudencë më shumë se kushdo. ‘Shpifje’ konsiderohet një gënjeshtër që dëmton reputacionin e dikujt. Por, thotë Gjykata Supreme, jo çdo deklaratë që dëmton reputacionin e dikujt është shpifje. Që të jetë shpifje ajo duhet të jetë një mospërputhje e plotë me faktet. Gjykata Supreme në një çështje thotë se shpifje do të ishte nëse do të thuhej se dikush e ka emrin në regjistrin e të dënuarve për ngacmim seksual në një kohë që ai nuk e ka emrin, por nuk do të ishte shpifje në qoftë se do të hidheshin dyshime se një zyrtar ka shpërdoruar detyrën apo ka kryer korrupsion.
Me kaq është e qartë se ato që ka thënë media apo kushdo për Ramën, Xhafajn, Ballën, krimin, drogën, çështjen Xhisiela apo Babale, Tahirin, blerjen e votave, dhënien e PPP-ve etj., nuk bien në kategorinë e atyre që janë shpifje.
Sa i takon fjalëve ‘të ndyra’ Gjykata Supreme ka përcaktuar një test për to në mënyrë që të kuptohet nëse një fjalë apo një shprehje hyn tek ‘e ndyta’. Testi përshfin disa pika. 1- nqs një person me formim mesatar, që aplikon standardet bashkëkohore të komunitetit të tij, e sheh aktin e dyshuar të shprehjes së dikujt si të shtyrë nga epshi apo dhe interesi seksual, 2- nëse të shprehurit përshkruan dukshëm sjellje seksuale ose fjalor të tillë dhe 3- nëse të shprehurit me fjalor që përfshin fjalor apo nëkuptime të seksit i mungon seriozitetei letrar, artistik apo vlera shkencore. Është e qartë se shumë komente të njerëzve anonimë në faqet online përbëjnë gjuhë apo shprehje të ndytë. Aty ka sharje me fjalor seksual nga më të rëndët.
Por, edhe vetë gjuha e kryeminstrit shqiptar bie në shumë raste në këtë kategori shprehjeje të ndaluar. Në shumë raste kryeministri i përdor këto fjalë apo këtë të shprehur. Ai ka thënë ‘nuk i ngrihet’, ose ka pyetur një deputete ‘ku e lage?’, dikujt i kujton burrin dhe dikujt gruan, dikujt i kujton organin seksual mashkullor dhe dikujt një gjë tjetër seksuale etj.
Në lidhje me fjalët luftarake, Gjykata Supreme në SHBA ka thënë se në këtë kategori futet çdo e shprehur që mund të shkaktojë “thyerje apo prishje të menjëhershme të paqes”. Pra, çdo e folur apo çdo lloj i shprehuri tjetër që shkakton menjëherë prishje të paqes është e ndalur thotë Gjykata Supreme në çështjen ‘Chaplinski vs. Neë Hampshire’. Për shembull, nqs dikush i bërtet dikujt përpara fytyrës konsiderohet e palejueshme, ndërsa e bërtitura nga larg hyn në kategori tjetër pasi njëra shkakton prishje të menjëhershme të paqes. Ose sharjet, fyerjet që mund të çojnë në prishje të paqes, në përleshje, në grindje etj., janë të ndaluara.
Mediat dhe sidomos ato online, deputetë apo personazhe të tjerë publikë, e përdorin dendur këtë kategori të shprehuri. Në këtë kuptim, sigurisht që mediat, ata që shkruajnë dhe ata që komentojnë duhet të vihen përballë një rregulli që i ndalon. Por, edhe vetë gjuha e kryeminstrit është e tillë që çon ose mund të çojë në “prishje imediate të paqes”. Kush e di se sa herë kryeministri ka fyer, ka përdorur fjalë luftarake, ka bërtitur në parlament duke çuar në prishje imediate të paqes dhe duke u rrethuar nga Garda. Kryeministri e quajti oficerin Nuhu ‘horr’, ose e quajti oficerin Zagani ‘njeri të krimit’. Kryeministri i ka quajtur, ballë për ballë, disa deputetë ‘debilë’, ‘idiotë’ etj. Kaq mjafton.
Kështu që nuk kemi nevojë për një paketë antishpifje, nuk kemi nevojë të mbrojmë qeverinë nga mediat apo nga shpifja, por të mbrojmë publikun, njerëzit dhe mediat nga qeveria.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38