Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paketa Antishpifje/ Rama gabon juridikisht, filozofikisht dhe politikisht
Klementin Mile
Ku gabon Kryeministri me propozimin e Paketës Antishpifje? Në një postim në “Facebook”, ai thotë se “asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje”. Të gjitha shpifjet e hedhura në drejtimin e tyre nga “kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale”, ata do t’i padisin në gjykatë.
E parë kështu, nga profili zyrtar digjital i Kryeministrit, Paketa Antishpifje duket në rregull dhe, madje, një hap përpara drejt promovimit të interesit publik. Por Kryeministri gabon me nismën e vet për të rregulluar ambientin mediatik, në të paktën tri drejtime.
Së pari, Kryeministri gabon juridikisht. Gjykata, në të cilën do t’i padisin shpifësit ministrat dhe deputetët socialistë, sipas Paketës Antishpifje, është Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA). Por AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit duke vendosur gjoba apo bllokime të mediave. Gjithashtu, Paketa Antishpifje, duke vendosur AMA-n si gjykatë, shkel parimin e sigurisë juridike. Kjo, sepse gazetari ose pronari i medias së paditur për shpifje do të gjykohet nga persona pa formimin dhe statusin juridik të nevojshëm.
Përveç kësaj, Paketa cenon të drejtën e apelimit, duke i bërë të zbatueshme menjëherë gjobat e AMA-s. Për më tepër, gjobat janë disproporcionale. Në kundërshtim me konkluzionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Paketa Antishpifje e vendos lirinë e shprehjes më poshtë se liria e dinjitetit të personit, çka e dëshmon vendosja e gjobës penalizuese ndaj subjektit shpifës, e tillë që mund ta falimentojë këtë të fundit.
Së dyti, Kryeministri gabon filozofikisht. E vërteta është subjekt shumë delikat për t’u trajtuar. Ka konceptime të ndryshme për të vërtetën: si korrespondencë, si koherencë, si konstruksion, si zbulesë, si saktësi etj. Të gjitha këto konceptime duhet të na bëjnë të tregohemi më të matur kur bëhet fjalë për të vërtetën. Kjo, pasi sa më shumë konceptime zhvillohen për të, aq më të pasigurt bëhemi. Atëherë, si duhet vepruar në kushtet e pasigurisë për të vërtetën? A mund t’ia japim AMA-s të drejtën dhe, bashkë me të, monopolin për të vendosur për të vërtetën? Pse u dashka të besojmë që disa nëpunës të nivelit të mesëm si ata të AMA-s qenkan në gjendje ta dallojnë të vërtetën më mirë se të tjerët?
Përkundër kësaj, në kushtet e pasigurisë për të vërtetën, do të duhet t’i drejtohemi një parimi universal të drejtësisë, atij që thotë “më mirë njëqind të fajshëm jashtë sesa një i pafajshëm në burg”. Edhe pse Paketa Antishpifje nuk sanksionon burg për pronarët dhe gazetarët e mediave të paditura si shpifëse, ky parim mund të interpretohet lehtësisht për ta vendosur në kontekst. Kështu, ai mund të riformulohet: “Më mirë të lejojmë njëqind medie të fajshme sesa të ndalojmë një medie të pafajshme”.
Po nuk e respektuam këtë parim të drejtësisë, dhunojmë njëkohësisht edhe prezumimin e pafajësisë, që rrjedh logjikisht prej tij. Ky i fundit, le të kujtojmë, parashikohet në nenin 30 të Kushtetutës sonë, e cila thotë: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. Sikundër vijon edhe Kodi i Procedurës Penale në nenin 4 të tij, “çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit”. E drejta shqiptare, pra, është një mur me të cilën përplaset dhe kthehet mbrapsht Paketa Antishpifje.
Ka arsye kushtetuese për këtë. Filozofia e shtetndërtimit e përcakton lirinë e shprehjes si njërin nga gurët themelorë të shtetit demokratik. Siç është shprehur Gjykata Kushtetuese, “pa garantimin e kësaj të drejte nuk mund të bëhet fjalë për pluralizëm, tolerancë dhe krijim të vullnetit të lirë politik, aq të domosdoshëm për shoqërinë demokratike… Liria e shprehjes përfshin në vetvete edhe të drejtën e informimit, si një e drejtë themelore për të marrë dhe për të dhënë informacion, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike”.
Së treti, Kryeministri gabon politikisht. Pas votimeve të 30 qershorit, pushteti i mazhorancës është i plotë. Ajo kontrollon tërësisht qeverinë qendrore dhe qeverinë lokale. Mazhoranca dikton pa asnjë lloj opozite politikat qeveritare dhe Kryeministri dikton pa asnjë lloj opozite mazhorancën. Organet e tjera të shtetit, të cilat do të mund ta ndalnin diktatin, mungojnë ose nuk janë funksionale. Kështu, me përjashtim të Presidentit, kompetencat e të cilit, sidoqoftë, janë shumë të kufizuara, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk kemi Gjykatë të Lartë funksionale, nuk kemi prokuror të përgjithshëm të përhershëm, nuk kemi opozitë parlamentare të fuqishme, nuk kemi dhomë të dytë legjislativi.
Sa më sipër dëshmon për diktat të pakundërshtueshëm, të pakontrollueshëm dhe të pabalancueshëm të vullnetit kryeministror. Diktatura, në këto kushte, nuk është gjë tjetër veçse përdorimi sistematik i diktatit. Një problem ekzistencial i diktatorit, për të mbijetuar në pushtet, është kontrolli i popullit në përgjithësi dhe i opozitës në veçanti. Kjo mund të bëhet në dy mënyra: përmes shtypjes, ose përmes kooptimit.
Me Paketën Antishpifje Kryeministri po synon ta kontrollojë popullin përmes shtypjes së energjisë, burimeve dhe opinioneve opozitare. Pikërisht ky është gabimi politik i tij. Në një gjendje diktatoriale thuajse perfekte, shtypja është disfunksionale. Në vend që ta shuajë zjarrin e vogël opozitar, ajo provokon rritjen e tij. Mënyra politikisht efektive për Kryeministrin do të ishte kooptimi. Diktatura duhet të bëhet relativisht lejuese dhe shpërblyese që ta vazhdojë ekzistencën e saj./Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38