Flash News

KRYESORE

Paketa antishpifje, reagon sërish Rama: As edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësa

Paketa antishpifje, reagon sërish Rama: As edhe një supë burgu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon asaj që ai e quan paketa antishpifje.

Rama thotë se paketa antishpifje nuk do të jetë pjesë e Kodit Penal, pasi sipas tij, edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat teksa shton se këta të fundit duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre.

Por sërish kreu i qeverisë nuk jep detaje nga kjo ide e tij e artikuluar mbrëmjen e djeshme për herë të parë.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat🤧Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën🤡”, shkruan Rama në tëitter.

Të fundit