Flash News

KRYESORE

Paketa antishpifje/ Vokshi: Censuron median, ja dy faktorët që Rama nuk i kontrollon dot

Paketa antishpifje/ Vokshi: Censuron median, ja dy faktorët që Rama

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar për paketën antishpifje, duke thënë se dy gjëra ka që Edi Rama nuk i kontrollon dot, dhe ato janë media online dhe opozita.

Sipas saj, ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar dhe miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.

Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot  nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve’, tha Vokshi.

Të fundit