Flash News

KRYESORE

“Paketa e ndihmës përfshinë; 15 vjet burg për pensionistët”. Bardhi: Rama dëgjon vetëm gjelat e vilës në Surrel

“Paketa e ndihmës përfshinë; 15 vjet burg për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi reagoi lidhur me ndryshimet e pritshme në Kodin Penal, që do të parashikojnë burg deri në 15 vjet për ata që shkelin rregullat e shtetrrethimit. Bardhi thotë se “të vetmit që dëgjon Rama janë oligarkët dhe pulat e gjelat e oborrit të vilës së tij në Surrel”. Me ironi, Bardhi shprehet se paketa e ndihmës përfshinë “15 vjet burg për pensionistët”.

“Opozitën e kopjon por e sulmon; biznesin e rrënon dhe nuk e degjon e ndihmon; shoqërinë civile e përcmon dhe injoron; të vetmit që dëgjon janë oligarkët, pulat dhe gjelat e oborrit të vilës së tij 2 milion euro në Surrel.

Ndërkohë për paketa e “ndihmës” për qytetarët përfshinë: - 15 vjet burg për pensionistët e vetmuar që dalin për bukë; - 40 ditë mjerim, pa bukë e pa asnjë ndihmë për të papunët; - 400 milion lekë të mbledhura nga familjet në nevojë vetëm nga gjobat për 10 ditë! Përfundimi: Kryeministër i skaduar”, shkruan Sekretari i PD.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222127010753967&set=a.10200252705390004&type=3&theater

Të fundit