Flash News

KRYESORE

Paketa e qeverisë, ish deputeti bën llogaritë: Pas pagesës së taksave qytetarëve u mbetet 2 mijë lekë në xhep

Ish deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me paketën e qeverisë për tu ardhur në ndihmë bizneseve e qytetarëve pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shehaj, shprehet se çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.

Sipas tij, “Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.”

Në Facebook, Shehaj thotë se paketa ekonomike për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël është një mashtirm.

Reagimi

Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars. Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.

Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë. Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit.

Të fundit