Flash News

KRYESORE

Paketa ekonomike anti-COVID-19/ Basha: E kam përshëndetur, por mund të bëjmë 3 herë më shumë

Paketa ekonomike anti-COVID-19/ Basha: E kam përshëndetur, por mund

Duke folur në një intervistë për “Vizionplus”, duke folur për planin ekonomik anti-koronavirus, Lulzim Basha shprehet se Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani. Sipas Bashës, 120 milionë eurot e destinuara për “oligarkët” duhet të anullohen, ku kryedemokrati përfshinë edhe anullimin e disa investimeve publike, shpenzime operative etj.

“Pa diskutim. Shqipëria ka mundësinë të bëjë 3 herë më shumë sesa ka bërë deri tani, në kuptimin e fondeve buxhetore, dhe për këtë ne kemi treguar fare qartë se ku janë paratë. 120 milion euro të cilat janë të buxhetuara këtë vit për 12 koncensione për 10 oligarkë, siç i njeh tashmë populli, duhet të anullohen menjëherë. Afro 40 milion euro në shpenzime operative duhet të ridestinohen menjëherë. Afro 100 milion euro në investime publike, mund të ridestinohen menjëherë. Në vend të kësaj shohim që vetëm në 10 ditët e fundit, kanë shkuar afro 30 milion euro për beton”, thotë Lulzim Basha.

Lulzim Basha shprehet se qeveria nuk ka alibi për mbrojtjen e koncensioneve. Ndërkohë, Basha shprehet se ligji për “fatkeqësinë natyrore” u jep të drejtën autoriteteve të pezullojnë çdo kontratë. “Mekanizmi është ligji. Ligji për fatkeqësinë natyrore u jep të drejtën autoriteteve të pezullojnë çdo kontratë, jo më kontratat konçensionare, por çdo kontratë. Pra nuk ka asnjë alibi. Ka vetëm mungesë vullneti dhe ka një tentativë për t’i rrëshqitur pyetjeve, të dhimbshme. Natyrisht, kjo është një përballje me shumë fronte, por pyetjeve të dhimbshme nuk mund t’i rrëshqasësh me propaganda”, shprehet Basha.

Ndërsa në fund Basha ka renditur dhe tre prioritetet kryesore sipas tij, në këtë situatë: “Shqipëria është një vend i vogël në qoftë se hallkat funksionojnë, në qoftë se udhëzimet jo thjeshtë botohen apo hidhen e rihidhen në Facebook por zbatohen, atëherë ne mund t'a gjurmojmë dhe ta izolojmë virusin dhe kjo do t'a bënte shumë me te thjeshtë qe sistemi shëndetësor të mos shkojë drejt kolapsit. Këto janë tre prioritetet kryesore; siguria e jetës, mbyllja pra e vatrave potenciale të infeksionit, më shumë testime, nisja e procesit të gjurmimit dhe paketa e ndihmës social ekonomike, e cila është me vonesë, është e padetajuar dhe e pamjaftueshme”, shprehet Basha.

Të fundit