Flash News

KRYESORE

Paketa ekonomike për COVID-19, Basha me propozime të reja: Mbyll bizneset fasone, 15 milionë euro në muaj është kosto

Paketa ekonomike për COVID-19, Basha me propozime të reja: Mbyll

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli me një paketë të re propozimesh ndaj qeverisë për përballimin e situtës së krijuar nga koronavirusi. Basha kërkon mbylljen me të paktën 4 javë të fasonëve, të call centers dhe fabrikave që kanë shumë punonjës në ambjente të mbyllura. Sipas Bashës, “mbi 70 mijë punonjës fasonë janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit. Qeveria duhet të sigurojë pagesën për punëtorët për të mos çuar në kolaps sistemin dhe për të mos falimentuar bizneset”, shprehet kryedemokrati.

Ndërkohë, kostot e pagave të këtyre punonjësve, Basha kërkon t`i marrë përsipër qevreria. “Qeveria të përballojë pagën minimale për bizneset në pamundësi pagese. Për bizneset që paguajnë vetë kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200%. Kosto maksimale, 15 milion euro në muaj.Kosto e mosveprimit, e pallogaritshne për shëndetin. Të gjitha burimet shtetërore të orientohen në 3 prioritete, shëndetësia, qytetarët dhe biznesi”, shprehet Basha.

Lulzim Basha shprehet se “kosto maksimale e kësaj mase është 15 milion euro në muaj. Por kostoja e mosveprimit, është e pallogaritshme në jetë dhe shëndet njerëzish. Kostoja financiare e mosveprimit është dhjetëra herë më e lartë për përballimin e pasojave shëndetësore të mosmbylljes së fasonerive, si dhe në efektin zinxhir që kjo do të ketë edhe për ekonominë edhe buxhetin”.

Ndërkohë, kryedemokrati propozon dhe disa pika të tjera: “Qeveria mund të eksplorojë edhe mënyra alternative mbështetje si: Shtyrje te pagesave të detyrimeve; Rishikimi i qerave shtetërore, i çmimit të energjisë, të karburanteve; Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH etj”, shprehet Basha.

Ndërsa në fund thotë se: “Të gjitha burimet shtetërore dhe financat publike duhet të orientohen në prioritetet e vetme të kësaj krize: 1. Shëndetësia dhe shëndeti. 2. Familjet dhe njerëzit në nevojë. 3. Biznesi dhe ekonomia”, përfundon kryedemokrati.

 

Të fundit