All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Paketa financiare 2”, Rama: Përfitojnë 176 mijë persona, pagesa deri në 400 mijë lekë. Lehtësira për biznesin e madh

“Paketa financiare 2”, Rama: Përfitojnë 176 mijë
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama tha se do të përfitojnë 176 mijë persona nga paketa e dytë financiare, për përballimin e situatës nga koronavirusi. Paketa, e cila pritet të miratohet brenda dy ditësh, do të shtrihet deri në fund të majit ndërsa pritet të kap vlerën 70 milion dollarë. Me këtë Rama la të kuptohet se masat shtrënguese do të vijojnë të paktën dhe për 40 ditë të tjera, ku pritet gjithashtu dhe një paketë e tretë financiare.

All - Paragraf - 3

"Sot pasi e kemi ndjekur më vëmendje çdo ditë dinamikën në të dyja frontet, edhe luftës për jetën, edhe në frontin e ekonomisë është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse në vazhdim deri në fundjavën që shkoi nga e para, plot të tjerë janë goditur dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë. Goditjet kanë qenë valë valë, sot kjo paketë do të mbështesë përvec atyre të parëve plot 176 mijë të tjerë, individë dhe të tjerë, të cilët nuk janë të goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, për të përballuar këtë 40 ditësh vendimtar deri në fund të majit. Sepse ne besojmë se kurba do të shkojë në ulje dhe do të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot por me shumë kujdes dhe duke nisur kthimin në punë. Por në do të jeim gati për paketën e tretë mes datave 20-25 maj.

Asnjë ndeshje nuk fitohet pa një qëllim të përbashkët. Asnjë strategji nuk ndërgjohet pa parime të qarta për të gjithë. Asnjë skuadër nuk lufton dot me sukses pa e mbajtur në mendje dhe zemër qëllimet dhe parimet e strategjisë së fitores. Të fitojmë luftën me sa më pak humbje jetësh. Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhimbjes së atyre që u goditën menjëherë, 123 mijë familje me asistencë, ata që mbyllën me urdhër të qeverisë dyqanet dhe qindra pensionistë, që iu indeksua pensioni edhe pse kushtet nuk janë optimale", tha Rama.

Por cilat janë kategoritë që përfitojnë?

Rama njoftoi se paketa zgjerohet me disa kategori qytetarësh, ku përfshihen bizneset e vogla që nuk bënin pjesë në paketën e parë. Gjithashtu, në paketën e re do të përfshihen dhe punonjësit që kanë humbur vendet e punës apo ata që punojnë në sektorin e turizmit. Këto kategori do të përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra cash.

"Ja ku jemi sot kur jemi gati që ti trajtojmë ndershmërisht të gjithë me gjithë mundësinë që na jep mundësia financiare. Atëherë për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe çdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera".

Rama njoftoi gjithashtu se do të ketë garanci sovrane për biznesin në fushën e turizmit dhe fasonet, ku qeveria do të paguajë kostot e ineresit të kredive. Ai njoftoi edhe disa lehtësira fiskale për bizneset, lidhur me pagesat e tatim fitimit, të cilat do të shtyhen.

"150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin dhe fasonët me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet përjashto, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët dhe call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit", tha ai.

 

Të fundit