Flash News

KRYESORE

Paketa ‘McAllister+’ kthen dy ministri të rëndësishme në tërësisht teknike, a e tremb kjo Ramën?

Paketa ‘McAllister+’ kthen dy ministri të rëndësishme

Paketa ‘McAllister plus’ që u është vendosur në tavolinë PS dhe PD është zbardhur plotësisht, ndërkohë opozita ka dhënë dakordësinë e saj, por e njëjta gatishmëri nuk po vjen nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama po jep shenja frike për të pranuar këtë paketë dhe me shumë mundësi kjo frikë vjen nga kthimi i dy ministrive të rëndësishme, e Brendshme dhe e Arsimit, në tërësisht teknike.

Që në pikën dy të paketës kërkohet caktimi konsensual në katër ministri të ekspertëve teknik të respektuar. Ndonëse këto ministri nuk përmenden me emër, dikasteret që sot drejtohen nga Fatmir Xhafaj dhe Lindita Nikolla janë kyçe në organzimin e zgjedhjeve dhe ndikimeve që mund të ketë në proces, ndaj ato do jenë pjesë e ndryshimeve.

Por nuk do të jenë vetëm ministrat teknikë pasi sipas pikës 11 të paketës ‘McAllister plus’, parashikohet që në këto dy ministri dhe disa të tjera të emërohen gjithashtu zv/ministra teknikë.

Nuk mbaron me kaq kthimi i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit në ministri teknike. Paketa parashikon caktimin e përkohshëm të personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim të fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

Me këto ndryshime, ndikimi politik i Ramës mbi dy ministritë bie ndjeshëm përpara zgjedhjeve dhe kjo e tremb jo pak kryeministrin.

4 pikat e ‘McAllister plus’ që i kthejnë Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit në ministri teknike:

  1. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

 

  1. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor;

 

  1. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike;

 

  1. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.

Deklarata e fortë e ministres së Ramës: Jam gati të dorëhiqem për zgjidhjen e situatës

Të fundit