Flash News

KRYESORE

Paketat e mbështetjes financiare ndaj COVID-19. Si qëndron Shqipëria përballë vendeve të rajonit

Paketat e mbështetjes financiare ndaj COVID-19. Si qëndron

Qeveria Shqiptare ka miratuar deri më tani dy paketa financiare për të mbështetur biznesin dhe qytetarët, për përballimin e situatës nga koronavirusi. Megjithatë, paketat janë quajtur “të pamjaftueshme” nga opozita. Vetëm një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se “dy paketat e qeverisë shqiptare të marra së bashku, janë sa 2/3 e paketës së Kosovës”. Në Shqipëri, deri më tani kanë përfituar rreth 30 mijë persona nga paketa financiare e qeverisë (pa përfshirë këtu kategoritë që përfitojnë nga skemat sociale për shkak të papunësisë së mëparshme apo ndihmës ekonomike). Ndërkohë, sipas qeverisë do të përfitojnë dhe 175 mijë persona të tjerë nga paketa e dytë ekonomike. Ndërkohë, për biznesin do të jepen kredi të buta (garancia sovrane në paketën e parë) si dhe kredi me intersea zero (për bizneset) në paketën e dytë. Por si qëndron situata? Si janë masat financiare të qeverisë shqiptare me ato të rajonit?

Kosova

Gjatë ditës së martë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolii publikoi paketën fiskale emergjente për tejkalimin e pamdemisë, raporton RTK. Paketa është e zgjeruar dhe përfshinë shumë kategori përfituesish, madje dhe institucionet e pushtetit lokal. Së pari, dyfishohet pagesa për 3 muaj për përfituesit nga skemat sociale, përfitojnë 30 euro në muaj më shumë, përfituesit nga skemat sociale që marrin nën 100 euro në muaj. Pagesa prej 170 euro për 2 muaj për punonjësit e shoqërive tregtare që kanë vështirësi financiare. Subvencionim të gjysmës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbulim të sigurimeve shoqërore për pagat lidhur me këtë vendim, kredi pa interes për ndërmarrjet publike; 10 milionë euro mbështetje Komunave.

Sigurimi i shtesës mbi pagën në vlerë 300 euro për punonjësit e sektorëve esencial të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit (2 muaj); Pagesë shtesë prej 100 euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve (2 muaj); Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës emergjente (regjistrimi bëhet përmes ATK-së dhe kjo masë është për 2 muaj); 5 milion euro për bujqësinë, 5 milionë euro për ministrinë e kulturës, 10 milionë euro për eksportuesit; 6 milion euro për kompanitë që sigurojnë kontrata 1-vjeçare për punonjësit gjatë pandemisë. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130€) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, dhe kjo për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00€) euro.

Pra, në disa aspekte, paketa financiare e Qeverisë së Kosovës është para asaj të Shqipërisë, lidhur me mbështetjen ndaj biznesit dhe qytetarëve. Kategoritë e përfituesve janë më shumë, njëkohësisht dhe spektri i mbulimeve financiare është më i gjerë, ku përfshihet dhe subvencionimi i qirave. Më herët, Kosova ka parashikuar që fillimisht të shpenzojë rreth 170 milionë euro për realizimin e kësaj pakete financiare.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut do të paguajë pagat e 260 mijë punonjësve, shumë herë më shumë se sa Qeveria Shqiptare. Këtë e pohoi Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi, i cili në emisionin “Opinion”, ku kishte përballë dhe Ministrin Ahmetaj, të caktuar për krizën e koronavirusit, deklaroi se “paketa ekonomike për përabllimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit përfshin 260 mijë punonjës”. Sipas Bekteshit, në paketën e qeverisë do të përshihen të gjitha bizneset që do të kenë rënie të xhiros deri në 30%, ndryshe nga qeveria shqiptare që ka caktuar vetëm një numër biznesesh të përfshira në paketën e ndihmës ekonomike. Këto deklarata Bekteshi i bëri disa ditë më parë në emisionin “Opinion” në TV Klan. Ndërkohë qeveria e Maqedonisë së Veriut do të drejtohet në tregjet ndërkombëtare për një hua prej 600 milionë euro, me qëllim përballimin e situatës nga koronavirusi.

Serbia

Serbia ka vendosur të përdorë 5.1 miliard euro ose më shumë se 11 përqind të GDP-së për të përballuar situatën nga koronavirusi. Qeveria ka vendosur t`i japë çdo qytetari në moshë madhore një shumë prej 100 euro direkte, ndërsa ka siguruar se pagat dhe pensionet nuk do të preken. Vetëm për biznesin qeveria e Serbisë ka dhënë 2.2 miliardë euro, ku nuk do të përfitojnë kompanitë që kanë shkurtuar stafin gjatë periudhës së pandemisë. Duket se kjo është një shenjë ndëshkimi ndaj tyre. Ndërkohë, shteti do t’u paguajë sipërmarrjeve rrogat minimale për punëtorët në tre muajt e ardhshëm, rreth 750 euro për një punëtor. Me këtë masë përfshihen rreth 900.000 njerëz.

Të fundit