Flash News

KRYESORE

Paketë antishpifje, kujt kërkon t’i mbyllë gojën Rama, medias apo politikës?

Paketë antishpifje, kujt kërkon t’i mbyllë gojën Rama,

Në një reagim të bërë mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama, duke ju referuar rastit të Xhisiela Malokut shprehej se “më vjen mirë që s'jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik”.

Në reagimin e tij, Rama paralajmëronte gjithashtu hartimin, shumë shpejt të një pakete antishpifje, por pa dhënë detaje të mëtejeshme.

Por për kë shkon ky paralajmërim i kreut të qeverisë, për median apo politikën, duke qenë se në status përmend togfjalshin ‘kazani politik e mediatik’.

Kjo nuk është hera e parë që Rama kërkon marrjen e masave për shpifjen. Në fillim të viti 2015, Rama u shpreh për kriminalizmin e shpifjes.

Të fundit