Flash News

KRYESORE

Paketë të tretë ndihme për biznesin e vogël? Rama i përgjigjet qytetarit: Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë

Paketë të tretë ndihme për biznesin e vogël? Rama i

Duket se fokusi i politikës në këtë garë elektorale është vendosur i gjithi tek biznesi, për shkak edhe të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia. Kryeministri Rama ka zgjedhur t’iu përgjigjet pyetjeve të disa qytetarëve, kryesisht pronarë të bizneseve të vogla.

I pyetur nëse do të ketë një paketë të tretë për të ndihmuar biznesin e vogël, Rama bën me dije se momentalisht nuk është parashikuar një gjë e tillë, pasi po punohet për rindërtimin, me qëllim, strehimin e familjeve që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit në banesat e reja.

Megjithatë, shton Kryeministri, qeveria do të vijë në ndihmë me një paketë të tretë ndihme nëse pandemia do të na detyrojë të izolohemi sërish.

“I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira. Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë. Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19 por dhe pasojat nga tërmeti që ishte goditje e jashtëzakonshme për ekonominë dhe për financat e vendit tonë.

Mendoj se po arrijmë t’i përballojmë deri tani me dinjitet dhe do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën më 26 nëntor ashtu sikundër do kthejmë në shkolla të reja më të mira, më të forta, të gjithë nxënësit dhe mësuesit që ende sot janë të detyruar të shkojnë në të tjera shkolla dhe në kushte tejet të mbingarkuara për shkak të COVID-19.

Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet largqoftë të mbyllemi sërish, sepse në këtë rast patjetër që do të na duhej t’ju vinim në ndihmë. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh”, deklaron Rama.

Të fundit