Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Pakicë kombëtare edhe për 300 vetë", Pëllumb Xhufi: Presion nga Greqia! Hileja që bën qeveria në dëm të interesave shqiptare
Historiani i njohur Pëllumb Xhufi e cilëson projekt-vendimin e Ministrisë së Brendshme për të njohur si pakica kombëtare edhe një grup prej 300 personash shtetas shqiptarë, si një veprim të qeverisë në dëm të interesave kombëtare.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi shprehet se nisma të tilla janë rezultat i presioneve që vijnë nga Greqia e cila madje “ka deklaruar edhe me gojën e politikanëve të saj më të lartë, se Shqipëria nuk do të futet në Europë pa realizuar më parë axhendën nacionale greke. Dhe dihet se cila është axhenda greke për Shqipërinë”.
Pra, me këtë dokument të qeverisë, që do Ministria e Brendshme i ka paraqitur qeverisë një projektvendim mbi përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së Komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen e një pakice kombëtare. Cili është vlerësimi juaj për këtë projektvendim, meqenëse Instituti i Historisë ka dhënë mendimin e tij?
Është hileja e radhës që një qeveri shqiptare bën në dëm të interesave shqiptare. Projektvendimi hiqet sikur merret me çështje teknike të përbërjes apo të procedurave që do të duhet të ndjekë ai Komision. Zakonisht, në të tilla iniciativa ligjore, hileja qëndron në fund (in coda venenum). Kësaj radhe qeveria është aq shumë e bindur në përgjumjen e qetësinë olimpike të qytetarëve shqiptarë, saqë “helmin” e ka hedhur qysh në paragrafin e parë të këtij projektvendimi. Aty, fare pa lidhje me paragrafët e tjerë “teknikë” të tij, sanksionohet që një grup prej 300 qytetarësh shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë njohjen e statusit të pakicës kombëtare. Duhet të jesh sylesh ose ndërgjegjeprishur të mos duash të kuptosh se pikërisht tek ky paragraf “dobiç” fle lepuri. Paragrafët e tjerë “teknikë”, me të cilët janë marrë aq seriozisht disa Ministri e agjenci shtetërore që kanë paraqitur sugjerimet e tyre “të vyera”, janë tjerrje fjalësh për të fshehur pikërisht “dobiçin”, d.m.th. nenin e parë që sanksionon të drejtën e 300 qytetarëve për të kërkuar statusin e pakicës kombëtare. Më duket cinike që një nismë e tillë kryhet me anë të një dokumenti ligjor të shkallës më të ulët (“vendim”), kur çështje të tilla me rëndësi dramatike duhet të kalojnë me ligj të Parlamentit.pellumb-xhufi-2
Ndërkohë, nga viti 2017, kur u miratua ligji i ri për minoritetet, Shqipëria njeh 9 të tilla…
Po, dhe kujtoj se ai ligj kaloi pa zhurmë në Kuvend, opozita heshti si peshku në ujë, nëse përjashtojmë ndërhyrjen kundërshtuese të z. Luan Rama. Sepse në këta 30 vjet, çuditërisht, ligje, protokolle e vendime antikombëtare si ky i tashmi, kanë kaluar me votime thuajse unanime. Kujtoni rrethanat “e qeta” në të cilat u realizua kapja e KOASH-it, u miratua ngritja e komplekseve monumentale “në kujtim” të ushtarëve grekë apo u grabit territori detar. E pra, hata të tilla u realizuan me ligje, protokolle, vendime apo edhe “fjalë burrash”, që duartrokiteshin apo gëlltiteshin nga të gjithë “përfaqësuesit e popullit”, në qeveri apo opozitë. Unë e vlerësoj shqetësimin e gazetës “Panorama” për këtë nismë të qeverisë, por nuk mund të mos konstatoj se politikanë të opozitës që janë vazhdimisht të pranishëm në faqet e saj, nuk shprehen për të, ndërkohë që merren me fustanet e Besës dhe me poturet e Çelos. Por, po i kthehem pyetjes suaj. Në vitin 1921 Shqipëria u njoh si anëtare e Lidhjes së Kombeve pasi pranoi njohjen dhe respektimin e minoriteteve kombëtare. Lidhja e Kombeve njohu si të tillë minoritetin grek dhe atë malazez. Dhe dihet, qeveritë shqiptare të të gjitha kohërave e ngjyrave i kanë respektuar e trajtuar si të barabarta këto minoritete. Duhet thënë se në Lidhjen e Kombeve, ashtu si edhe në Konferencën e Paqes (1919), Shqipëria u trajtua padrejtësisht si vend humbës i Luftës I Botërore: ndërsa asaj iu imponua njohja e minoriteteve greke e malazeze, Greqisë e Jugosllavisë nuk iu imponua, gjithashtu, të angazhoheshin solemnisht për njohjen dhe respektimin e të drejtave si pakicë kombëtare të qindra mijë shqiptarëve në territoret e aneksuara prej tyre. Për rrjedhojë, në këto vende vazhduan politikat shfarosëse, asimiluese, diskriminuese në dëm të elementit shqiptar. Kujtoj që Greqia, që aq shumë bën zhurmë për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen-kuadër të mbrojtjes së minoriteteve, dhe për këtë kritikohet vazhdimisht nga Këshilli i Europës.
Po atëherë, ç’e shtyn qeverinë të ndërmarrë këtë nismë?
Ndonjë presion i Europës në prag të fillimit të negociatave? Nuk më duket kështu. Vetë dokumenti shoqërues i projektvendimit e pohon shkoqur se kjo nismë ligjore nuk synon ndonjë përafrim me acquis communautaire. Pra nuk është një kërkesë e BE-së. Por kemi të gjitha arsyet të mendojmë se “shtysa” vjen nga një vend i veçantë i BE-së, përkatësisht Greqia, e cila e ka bërë të qartë, madje e ka deklaruar edhe me gojën e politikanëve të saj më të lartë, se Shqipëria nuk do të futet në Europë pa realizuar më parë axhendën nacionale greke. Dhe dihet se cila është axhenda greke për Shqipërinë.
Pra, me këtë dokument të qeverisë, që do jetë thjesht një vendim i saj, e jo një ligj i Parlamentit, ne duhet të presim mbirjen e pakicave të tjera kombëtare?
Duket se ky është qëllimi i këtij projektvendimi, i cili fare qartazi është bërë nën presionin e huaj. Në vitin 2017 u njohën si minoritete kombëtare disa komunitete të tjera, veç pakicës greke, asaj malazeze dhe pakicës maqedonase, kjo e fundit e njohur si e tillë nga qeveria e Enver Hoxhës në vitin 1946. Bëhet fjalë për komunitete gjithashtu të respektuara nga shoqëria shqiptare, por që nuk i përmbushnin kriteret për të qenë një minoritet kombëtar. Në vendet e qytetëruara ato përfshihen në kategorinë e pakicave kulturore e gjuhësore. Mirëpo, qeveria shqiptare bashkë me opozitën “nacionaliste” deshën të ishin bujarë. Ani. Por më duket se sot, me njohjen e statusit të pakicës kombëtare edhe për grupe 300 vetëshe, me një vendim tinëzar e gjasisht antikushtetues, kjo klasë politike po tregon një ekses bujarie, që të bën të dyshosh për integritetin moral e kombëtar të saj.
Qeveria projektvendim për të shpallur pakicë kombëtare 300 shtetas
Ministria e Brendshme ka depozituar në qeveri projektvendimin për përcaktimin e përbërjes, funksioneve dhe procedurës së komisionit që do të marrë në shqyrtim kërkesën për njohjen e një pakice kombëtare. Propozimi vjen si kërkesë e ligjit Ligji nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcakton ngritjen e një komisioni ad hoc sa herë duhet bërë njohja e një pakice të re. “Ligji nr. 96/2017 ‘Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë’, ka njohur pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ku aktualisht janë njohur 9 pakica kombëtare.
Njohja formale e një pakice kombëtare të ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë Ligj bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës pranë ministrit të Brendshëm nga grupi i shtetasve i përbërë nga jo më pak se 300 persona, që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare dhe shqyrtohet nga komisioni ad hoc që ngrihet për këtë qëllim, sipas përcaktimeve të nenit 4 të këtij ligji, para se të bëhet njohja formale me ligj”, thuhet në relacion.
Kundër këtij propozimi për ngritjen e komisionit, që do të njohë pakica të reja kombëtare në Shqipëri, ka dalë Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili e konsideron “të panevojshëm, e madje ndoshta edhe të dëmshëm për interesat kombëtare, ngritjen e një komisioni të tillë për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të tjera kombëtare në Shqipëri”, thuhet në relacion.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38