Flash News

KRYESORE

Pako të dyshimta në 13 konsullata në Australi, nisin evakuimet

Pako të dyshimta në 13 konsullata në Australi, nisin evakuimet

Autoritetet australiane kanë bërë me dije se është raportuar që në disa ambasada dhe konsullata në Melburn dhe Canberra ndodhen pako të dyshimta.

Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara dhe zyrat diplomatike britanike janë midis një liste të misioneve diplomatike në Melburn që janë evakuar, pasi u shfaqën njoftimet për paketën e dyshimtë.

Janë njoftuar gjithashtu edhe zyrtarët zviceranë, gjermanë, koreanë, grekë, italianë, indianë, pakistanezë dhe egjiptianë.

Shërbimet e emergjencës, po hetojnë incidentin. Nine News Australia thotë se të paktën 13 konsulata morën pako të dyshimta, të cilat mund të kenë përmbajtje të materialit  të “asbestos”.

Të fundit