Flash News

KRYESORE

Pakti detar me Greqinë/ Ditmir Bushati: Shqipëria nuk i ka falur Greqisë blloqet 1 dhe 2 në detin Jon

Pakti detar me Greqinë/ Ditmir Bushati: Shqipëria nuk i ka falur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mohoi zërat se me marrëveshjen e re të detit, Shqipëria i ka falur Greqisë blloqet 1 dhe 2 në detin Jon, të cilat janë të pasura me naftë dhe gaz. Duke folur në emisionin “5 pyetja nga Babaramo”, Bushati sqaroi se Shqipëria do të përfitoj sa i përket territorit në metër katror dhe shfrytëzimit të zonës ekskluzive ekonomike.

“Ne synojmë të rikuperojmë atë hapësirë që e konsideronim të humbur si pasojë e asaj marrëveshje. Ne kemi insistuar që marrëveshja e re me autoritetet greke të udhëhiqet nga parimi i baraslargësisë. Shqipëria do të fitoj në të gjitha drejtimet, qoftë sa i përket territorit në metër katror dhe qoftë shfrytëzimit të zonës ekskluzive ekonomike”, pohoi Bushati.

Nga ana tjetër, ai shtoi se marrëveshja e 2009 ishte e udhëhequr nga parimi pabarazisë. “Sot jemi përballë disa fakteve konkret, siç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Mënyra sesi u përzgjodhën parimet e marrëveshjes së 2009 kanë sjell një asimetri sa i përket përfitimeve të marrëveshjes”, tha Bushati.

Të fundit