Flash News

KRYESORE

Pakti i ri/ Zyrtari i PD jep detaje nga takimi i së hënës në Këshillin Politik: Si do të jetë formati i mbledhjes, a do jetë Basha i pranishëm

Pakti i ri/ Zyrtari i PD jep detaje nga takimi i së hënës në

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Arben Kashahu ka zbardhur detaje nga takimi i Këshillit Politik që pritet të mblidhet të hënën në orën 11.00 mes forcave politike, përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare.

Ky takim i iniciuar pas thirrjes nga presidenti Ilir Meta, vjen pas përplasjeve mbi ndryshimet kushtetuese që qeveria dhe opozita parlamentare miratuan në Këshillin e Legjislacionit, ndërsa parashikojnë zgjedhje me lista të hapura dhe heqje koalicionesh në procesin e 2021-shit.

Sipas sekretarit Kashahu në 'news 24', mbledhja e së hënës do ketë të njëjtin format si ai që nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa sqaron se kreu i PD nuk do jetë prezent, por do përfaqësohet nga Sekretari i Përgjigjëm, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bykybashi.

“Të hënën do jetë një mbledhje me të njëjtin format që nënshkroi 5 qershorin, kurse tema e diskutimeve do jetë në varësi të asaj që PS do bjerë në tavolinë.

Gjithçka që propozohet duhet të diskutohet në atë tryezë”, tha Kashahu, i cili u pyes nëse PD ka propozime konkrete për këtë debat.

“Në marrëveshjet e 5 qershorit dhe 14 janarit është vendosur që cdo propozim shkon në tryezën e Këshillit Politik, ajo e ka juridiksionin për të gjitha ndryshimet për reformën zgjedhore. Qëllimi është që të ketë konsensus.

PD nuk mund të hartojë kundërpropozime që nuk janë bërë në këtë këshill. Nëse vjen një propozim në këshill, PD është e detyruar të konsiderojë dhe më pas të diskutohet. PD nuk i përgjigjet atyre propozimeve që nuk vijnë nga këshilli politik. Propozimet e PS për ndryshimet kushtetuese nuk janë proceduar në tavolinë e këtij këshilli”, tha Kashahu.

Të fundit