Flash News

KRYESORE

“Pakti për Universitetin”, reagon deputeti i PD: Mashtrimet e Ramës nuk kanë të sosur

“Pakti për Universitetin”, reagon deputeti i PD: Mashtrimet e

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura sot vendimet e qeverisë për studentët të përmbledhura në “Paktin për Universitetin”, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar duke thënë se mashtrimet nuk kanë të sosur.

Sipas Boçit, vendimet e deklaruara sot nga Rama, devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk zgjidhin situatën e Universiteteve publike

Postimi i plotë:

... dhe mashtrimet s’kanë të sosur

Vendimet e deklaruara sot nga Rama, devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk zgjidhin situatën e Universiteteve publike.

Mashtrimi vazhdon.

-Nuk ka asnjë vendim konkret të bindë studentët që buxheti dedikuar arsimit do arrijë nivelin e 5%.  Kjo rritje konsiderohet nga studentët si çelësi themelor për kërkesat e tjera.

Madje vendimet si dhe rrëzimi në seancë i propozimeve amenduese, faktojnë qëndrimin negativist të Ramës për këtë pikë. Studentët kërkojnë që kjo mbështetje të sanksionohet me ligj.

-Rama flet vetëm për tarifën e regjistrimit për ciklin e parë, e bën sikur harron atë të ciklit të dytë. Tarifa e masterit mbetet më shqetësuesja dhe e shtrenjta.

Nga kjo përjashtohen vetëm disa grupe, përfshirë ato me mesatare mbi 9, që numërohen me gishtat e dorës.

Studentët do vazhdojnë, përpos kësaj, të paguajnë të gjitha tarifat e tjera të përcaktuara në ligjin famëkeq të Arsimit të Lartë. Rama nuk vendos të lëvizë tarifat e masterit.

-Rama nuk pranon të miratojë pjesëmarrjen e studentëve në Bordin e Administrimit, pasi për një gjë të tillë duhet amendimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

-Kartën e studentit Rama e shtyn nën mashtrimin e një marrëveshje europiane, ndërkohë që dihet që pengesa për të janë interesat klienteliste të operatorëve ekonomikë afër tij që preken nga Karta e Studentit.

-Studentët kërkojnë, jo vetëm një bibliotekë dixhitale, por dhe konvencionale, me kushte bashkëkohore dhe ofruese shërbimesh.

-Plagjiaturën nuk e zgjidh dot Rama me ministra plagjiaturistë. Plagjiatura dhe rishikimi i titujve akademikë nuk realizohen as me kod sjellje e integriteti. Kjo lëvizje është hedhje hi syve.

Studentët kërkojnë skanim të plotë të gjendjes dhe vlerës shkencore të doktoraturave dhe titujve akademikë.

-Nuk ka asnjë vendim për ndërtim Kampusi Universitar që do zgjidhte problemin e gjendjes skadaloze të konvikteve.

-Nuk ka asnjë vendim që i rikthen dinjitetin e autoritetin e nëpërkëmbur Universiteteve publike e që përmirëson kushtet në auditore dhe cilësinë e diplomimit.

Përsëri ato do mbeten “ndërmarrje tregtare” me synim fitimin, ku studenti mbetet klient e pedagogu një shitës malli në formë dije, në një ambjent me qera, te degraduar nga koha e keqpërdorimi.

 

Të fundit