Flash News

KRYESORE

Pakti për Universitetin/ Takimi i Ramës me studentët kthehet në sulme ndaj rektorit Mynyr Koni

Pakti për Universitetin/ Takimi i Ramës me studentët kthehet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonimisë në kuadër të “Paktin për Universitetin”. Në fjalën e tij, që zgjati rreth 40 minuta, kryeministri u fokusua kryesisht te sulmet ndaj rektorit Mynyr Koni.

Pyetjes së një studenteje për mungesën e sistemtit online të marrjes së notave, ku të gjithë kanë nga një llogari dhe shohin përgjigjet e rezultateve të provimeve, Rama iu përgjigj duke akuzuar Konin. “Biblioteka dixhitale është në funskion, por ju nuk e hapni dot. Asnjë nuk e akseson dot këtë bibliotekë, po ashtu është e vështirë dhe pjesa e ndërveprimeve të tjera. Shkaku është rektorati i universitetit dhe e bukura është që juve jeni si ata që pinë kafe në anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkoni tek qeveria. Kjo është pjesë e keq administrimit nga Rekrori i Universtietit të Tiranës”, deklaroi fillimisht kryeministri.

Kryeministri nuk i ndali sërish akuzat ndaj Konit, duke pohuar se nuk e ka kuptuar ende protestën e studentëve dhe shtoi me ironi se e vetmja gjë që nuk lëviz në asnjë drejtim është xhaketa e rektorit të Univeristetit të Tiranës.

“Rektorin e keni zgjidhur ju, jo ne. Duhet të përgjigjet para jush por ka edhe fatin që kur ju duhet të shkoni tek ai, niseni tek ministria dhe ai rri atje. Unë besoj se ligji i ri i Arsimit të Lartë i jep fuqi senatit dhe strukturave të tjera, pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që kur bëheni bashkë rektori reagoi brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, do vendosë një standard tjetër sjelljeje të rektoriatit me gjithë pjesën tjetër. E vetmja gjë pa asnjë lëvizje në asnjë drejtim nga gjithë ajo që u krijua nga protesta e studentëve ështe xhaketa e rektorit të UT”, përfundoi Rama.

Të fundit