Flash News

KRYESORE

Pakti për 'Zgjedhoren', Gjiknuri dhe Hajdari takim me trupin diplomatik; ç’u diskutua në tryezën e OSBE

Pakti për 'Zgjedhoren', Gjiknuri dhe Hajdari takim me trupin

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë thirrur sot në një tryezë të organizuar nga OSBE, sa i takon paktit të nisur edhe me përfshirjen e opozites jashtëparlamentare.

Gjiknuri sqaroi se bashkë me Hajdarin kanë informuar trupin diplomatik për ecurinë e këtij pakti.

“Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar  për Reformën Zgjedhore  zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Ndërkohë Hajdari shkruan se ka dhënë edhe shpjegime pozicionin e saj në tryezën me palët politike për Reformën Zgjedhore.

“Gjatë ditës së sotme zhvilluam takim me trupat diplomatikë në Shqipëri, mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e Reformës Zgjedhore, tryezën e zhvilluar me të gjitha palët politike dhe vazhdimësinë e punës për përfundimin me sukses të kësaj reforme.

Gjeta rastin të falënderoja ambasadorët në lidhje me mbështetjen që ata kanë dhënë në mbarëvajtjen e punës së komisionit.

Gjithashtu, u shpjegova dhe pozicionin tim në tryezën me palët politike, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë sa më transparent ndaj qytetarëve.

Argumentova edhe se ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave do të sillte një demokratizim të të gjithë hallkave të sistemit”, shkruan Hajdari.

Të fundit