Flash News

KRYESORE

Pakti për ‘Zgjedhoren’, Lubonja: Mesazhe të pakuptueshme, duket sikur flasin grupe mafioze

Pakti për ‘Zgjedhoren’, Lubonja: Mesazhe të pakuptueshme,

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ u shpreh se fati i Reformës Zgjedhore është vendosur nga kryeministri Rama.

Sipas analistit opozita është nënshtruar dhe nuk ka më kërkesat e mëdha që kishte, ndërkohë është e pafuqishme para SHBA-së dhe ambasadës së saj ndërkohë që fati i Reformës tashmë është vendosur nga Rama i cili do të vijojë të kapë pushtetet.

Për Lubonjën mesazhet e koduara janë të pakuptueshme dhe duket sikur flasin mes tyre grupe mafiozesh.

“Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte njëçik më ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres. Demokracia është vullnet i të gjithëve. Mënyra si po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike. Edhe Basha s’mund ta marrë vetë atë, nuk vendos kryetari për çdo gjë, vendos partia jo gjithmonë kryetari. Janë dhe disa të rinj që duan lista të hapura dhe që kur thotë kështu Kim nuk reagon fare.

Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Presidenti në emër të dinjitetit të Shqipërisë, por edhe drafti që duhet ta firmosë Lulzim Basha është problem, pra janë mesazhe që janë vendosur, fati është vendosur nga disa ambasadorë, dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet, ky është shqetësimi im i pare”, tha Lubonja.

Të fundit