Flash News

KRYESORE

Pakti për ‘Zgjedhoren’, Meta 'me rezerva': I pamjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme

Pakti për ‘Zgjedhoren’, Meta 'me rezerva': I

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, presidenti ka rezerva edhe pse lajmi është pozitiv.

Sipas Metës pakti për Zgjedhoren nuk mjafton për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Por Presidenti inkurajon palët të vazhdojnë konsensusin për kushtet e tjera për të përshpejtuar negociatat ndërkohë ka një falenderim për partnerët europianë dhe ndërkombëtarë.

Reagimi i postuar nga Tedi Blushi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapo arritur për Reformën Zgjedhore.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!

Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Të fundit