Flash News

KRYESORE

Pakti për ‘zgjedhoren’, Rama: Për mua nuk është reformë, e bëra për integrimin në ‘fije të perit’; ta ruajë mirë Basha dhe Peç Vasili

Pakti për ‘zgjedhoren’, Rama: Për mua nuk është

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja e nënshkruar për Reformën Zgjedhore nuk është një reformë, por një kthim mbrapa.

Ai tha se mban linjën që ka deklaruar edhe deputetja Rudina Hajdari, se e ka pranuar për hir të integrimit të vendit.

“I them Bashës dhe Vasilit mos vazhdoni të dilni e të shani e shantazhoni, që për të siguruar rrogën punoni si sharës profesionistë në këtë foltore për të sulmuar PS , mos na tundoni për atë zot se ajo marrëveshje ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën dhe në raport me partnerët, po për mua personalisht nuk është reformë por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm e kemi bërë për arsyen që thotë Hajdari në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet sërish muhabet kafenesh nëpër Europë, por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Basha me Vasilin se nuk ua kemi për borxh që të na sulmojnë çdo ditë kur dua s’dua unë është fakt se shumë shqiptare nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura”, u shpreh Rama.

Të fundit