Flash News

KRYESORE

“Pakti për ‘Zgjedhoren’ s’ishte reformë”, Meta komenton deklaratën e Ramës: Më kujton Ramiz Alinë kur shtyu zgjedhjet e 91-shit

“Pakti për ‘Zgjedhoren’ s’ishte

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kuvend kur tha se marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ nuk ishte një reformë, por një përpjekje për të përfshirë opozitën në proces.

Sipas Metës, deklarata të tilla i rikthejnë nostalgjinë për ish-presidentin komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.

Ai shtoi se të hënën do të të takojë kryenegociatorin e Shqipërisë për BE-në, Zef Mazi për të disktuar mbi ecurinë e negociatave.

Të fundit