Flash News

KRYESORE

Pala greke ndërpret punën në Kapshticë, çfarë ndodh me qytetarët që nuk kanë bërë tamponin

Pala greke ndërpret punën në Kapshticë, çfarë

Në pikat kufitare me Greqinë vijon të ketë probleme sa i përket kalimit të emigrantëve në anën tjetër të kufirit.

Pasi plotësimit të kuotës prej 300 personash, tashmë është bërë e zakonshmne që pala greke ndërpret punën dhe nuk lejon hyrjen e qytetarëve.

Sot paradite, në pikën kufitare të Kapshticës u plotësua kuota dhe raportohet se disa persona të cilët nuk kishin bërë tamponin dhe nuk kishin plotësuar formularin nuk u lejuan të kalojnë kufirin.

Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia kufitare i bën thirrje qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi, që sot mos kalojnë nga Kapshtica, pasi kjo është masa parandaluese që pala greke ka ndërmarrë për mos përhapjen e Covid-19.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Të fundit