Flash News

KRYESORE

Palestina në krah të Serbisë për çështjen e Kosovës

Palestina në krah të Serbisë për çështjen e

Palestina mbështetet Serbinë dhe qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. Kjo gjë u bë e ditur gjatë vizitës së ministrit palestinez të Punëve të Jashtme, Riyad al-Maliki në Beograd, i cili takoi ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ministria e jashtme serbe njoftoi se Daçiç i shprehu mirënjohjen homologut palestinez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Serbisë në organizatat ndërkombëtare, duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës.

"Ne i jemi mirënjohës Palestinës për mbështetjen parimore në lidhje me Kosovën, dhe kjo mbështetje është me rëndësi të madhe sepse Palestina është shumë e vlerësuar, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në vendet e tjera", tha kryediplomati serb.

Referuar njoftimit, shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, shfaqi mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se “palestinezët nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.”

Midis dy diplomatëve u nënshkruan edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas Daçiçit, ish-Jugosllavia ishte ndër të parat "që njohu shtetin palestinez", madje edhe para disa vendeve arabe.

Të fundit