Flash News

KRYESORE

Pallatet pa leje të qeveritarëve/Dako i shkruan Berishës: Qerreti bie në Kavajë Sali, jo në Durrës…

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari dixhital dhe shkruanrte: “Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!”

Sipas denoncuesit, “banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”. Por sot ka reaguar edhe kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako.

Ja reagimi i Dakos:

Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tend. Pra Qerreti bie në Kavajë Sali, jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.”

Të fundit