Flash News

KRYESORE

Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, banorët kthehen në banesa: S’kemi ku flemë

Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, banorët kthehen

Banorët e lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër kanë thyer urdhrin e policisë për evakuim dhe braktisje të banesave të shkatërruara nga rrëshqitjet e dherave.

Ata kanë vendosur të kthehen në shtëpitë e tyre pavarësisht rrezikut për shembjen e pallatit.

Banorët deklarojnë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe se nuk kanë ku të flenë, ndërsa shprehen se prefekti dhe kryetarja e bashkisë kërkojnë t’i lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit.

Sipas banorëve ata janë evakuuar, por pa ju ofruar një vendstrehim i ri me kushte të përshtatshme.

 

 

Të fundit