Flash News

KRYESORE

Pallati që rrezikon të shembet në Gjirokastër, Shërbimi Gjeologjik: Të trajtohet si emergjencë e kategorisë së lartë

Banorët e pallatit në Gjirokastër i cili po rrezikon të shembet nga rrëshqitja e tokës kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe e kanë kaluar natën jashtë. Ata shprehen se askush nuk u është përgjigjur dhe se inspektorët  shikojnë situatën dhe largohen.

“Ne dje kemi fjetur jashtë, askush nuk na ka kthyer përgjigje, nuk kemi kë të pyesim. Vijnë këtu, shohin situatën dhe ikin”, shprehet një prej banorëve.

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Vangjel Muço është shprehur se ndodhet në terren  dhe se bashkia nuk është ende gati për të dhënë një përgjigje për situatën pa dalë përfundimi i vlerësimit të saj.

“Grupi ka ardhur që në mëngjes dhe tani kanë filluar nga rikonjucioni i gjendjes. Askush nuk mund t’u japë rekomandime banorëve pa pasur një konkluzion nga studimi”, u shpreh Vangjel Muço.

Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik kërkon që banorët të largohen nga banesat e tyre  dhe situata të trajtohet si emergjencë e kategorisë së lartë.

“Rrëshqitja është në aktivitet. Ne e kemi monitoruar situatën dhe e shikojmë që rrëshqitja ka avancuar”, u shpreh Çano Nora.

Të fundit