Flash News

KRYESORE

Pallati i rrezikuar në Gjirokastër, banorët në protestë: Nuk jetohet në lagështi dhe baltë

Pallati i rrezikuar në Gjirokastër, banorët në

Banorët e pallatit 8-katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, i cili rrezikon të shembët kanë dal në protestë.

Ata shprehen se situata është shumë e keqe dhe se nuk se për shkak të baltës banesat e tyre janë me lagështi.

“Nuk jetohet në këtë banesë me baltë dhe me lagështi. Të merren masa urgjent!”, shpren banorët.

Banorët protestojnë pasi askush nuk po merr masa dhe se nuk është ofruar asnjë zgjidhe konkrete.

Ditë më parë, bashkia dhe prefektura nisën aksionin për të pastruar dheun në katet e para të pallatit, të cilit iu shkaktuan shumë dëme materiale për shkak të erozionit të tokës.

Pavarësisht se rreziku ekziston ende dhe banorëve u është ndaluar hyrja në pallat, ata janë kthyer në banesat e tyre.

 

 

Të fundit