Flash News

KRYESORE

"Pallati u vlerësua për tu shembur", denoncimi i qytetares së dëmtuar nga tërmeti: S'kanë bërë asgjë në 9 muaj

"Pallati u vlerësua për tu shembur", denoncimi i qytetares

Një qytetare e cila banon në zonën e Kombinatit në Tiranë, ka shprehur shqetësimin e saj për pallatin ku banon, teksa i është thënë nga ana e qeverisë se do të shembet por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Në një denoncim të bërë nga PD, Konstandina Konini e cila jetonte në pallat derisa tërmeti përfshiu edhe banesën e saj duke ia dëmtuar në një nivel DS4, thotë se pallati është vlerësuar për t’u shembur, por kanë kaluar 9 muaj dhe asgjë konkrete nuk është bërë.

Më tej ajo thotë se dokumentat i ka të gjitha, por shembja e pallatit ka mbetur vetëm fjalë.

Konin gjithashtu thekson se shtëpinë nuk e do në vend tjetër, pasi ka 20 vite që jetojnë në këtë banesë dhe nuk do të shkojë askund tjetër.

Intervista e plotë:

Kostandina Konini: Jam Kostandina Konini, banoj në rrugën Fabrika e Qelqit. Kjo qe shikoni juve është shtëpia që prishi tërmeti. Kjo është kuzhina, dhoma më është prishur nuk e di se si qysh tek.

Ina Zhupa: Si ju kanë thënë? Çfarë do bëhet me shtëpinë tuaj?

Kostandina Konini: Na kanë thënë që me DS4 kemi dokumenta, me DS4 na kanë thënë që do vijë Instituti Ndërtimit. Në fakt ata erdhën 30 metra lart, drejtori Hysen a ça e ka, që nga ajo floktorja që është aty e deri këtu nuk begenisi njeri tjetër.

Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?

Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentat këtu në çantë.

Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?

Qytetarja: Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Sot është data 1 ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vi! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!”

Të fundit