Flash News

KRYESORE

Palltoja e gruas së Trump që frymëzoi teoritë e reja konspirative për sulmin terrorist të 11 shtatorit

Bashkëshortja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Melanie, është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje, ku bashkë me Donald Trump, bënte homazhe për të rënët në sulmin terrorist të 11 shtatorit.

Shkak i këtyre kritikave është bërë veshja e saj. Qepja në pjesën e pasme të palltos së Melanisë ngjante me një aeroplan që godiste njërën nga Kullat Binjake.

Presidenti Trump postoi një fotografi të tij duke qëndruar pranë bashkëshortes në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Somerset County, Pensilvani, në 18 vjetorin e sulmeve terroriste. Në foton zyrtare shkruhej: "Ne kurrë nuk do ta harrojmë 9.11.01."

Në foto Melanie vesh një pallto ‘Herve Pierre’ ngjyrë blu, sipas modelit të marinës amerikane, me një qepje të bardhë në pjesën e pasme.

Kjo foto është bërë vitin e kaluar kur çifti presidencial vizituan mermorialin 9/11.

Kritika e parë erdhi nga një grua e cila shkruante në tëiter: “Jam e sigurt që nuk jam e para që e shoh këtë, po kujt dreqin i ka vajtur në mendje se është një ide e mirë që Melania të veshë këtë pallto me 11 shtator? Duket sikur një objekt po përplaset mbi një kullë ose mbi Monumentin e Uashingtonit”.

Pas saj në rrjetet sociale kanë shpërthyer komente nga më të ndryshmet që e kritikonin zonjën e parë të Amerikës për veshjen e asaj palltoje në atë ditë të veçantë.

Gjithashtu, pati edhe komentues që e quajtën të qëllimshme veshjen e saj.

Të fundit