Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Palmer me gazetarët/ Lobimi i PD për ambasadoren? Lobimin, ne në Amerikë, e konsiderojmë pozitiv
Mathew Palmer përveçe me krerët politikë ka zhviluar një takim edhe me reporterët politikë të televizoneve shqiptare. Më poshtë biseda e plotë e përqendruar te kriza, ndikimi rus në Shqipëri dhe Ballkan, lobimi i PD dhe zgjedhjet e qershorit.
Thimi Samarxhiu, Vizion+: Zyrtarë të lartë të SHBA kanë deklaruar në shumë raste se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka sjellë destabilitet në rajon. A i shihni ngjarjet më të fundit në rajon, sidomos në Shqipëri, të ndikuara nga ky ndikim?
ZV/NS Palmer:
Mendoj se është me rendësi ta vendosim këtë në një kontekst më të gjerë rajonal, se çfarë dëshirojnë të shohin SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë dëshiron të shohë Rusia. SHBA
duan të shohin një rajon bazuar në transparencë, sundimin e ligjit, bashkëpunim midis vendeve për një pesperktivë europiane. Rusët preferojnë një rajon që është i organizuar mbi bazën e mosbesimit, çrregullimeve, fërkimeve, kaosit, dhe ky është një mjedis të cilin Moska beson se mund ta kapitalizojë nga perspektiva strategjike.
Pra, synimet e SHBA dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. Lajmi i mirë këtu është që vizioni ynë për rajonin është në përputhje me vizionin që vendet e rajonit kanë përqafuar për veten e tyre. Ne duam një të ardhme për vendet e Ballkanit Perëndimor që është e njëjtë me atë që dëshirojnë vendet e rajonit dhe që ato aspirojnë për popujt e tyre. Ambiciet ruse janë më egoiste dhe përqendrohen tek krijimi i një mjedisi që Moska mendon se mund ta kapitalizojë; mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë siç është tjetërkund në Ballkanin Perëndimor, edhe nëse Shqipëria është një shënjestër më e vështirë për rusët se sa vendet që janë ndoshta pak më të hapura ndaj kësaj lloj influence malinje.
Antonio Çakshiri, Report TV: Dokumentet e fundit të botuara në Departamentin e Drejtësisë kanë zbuluar se një kompani lobimi ka lobuar për PD për Znj. Kavalec. Sa e ndikoi ky lobim mosmiratimin e Znj. Kavalec dhe a do të kemi së shpejti emrin e ambasadorit të ri në Shqipëri?
ZV/NS Palmer: Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk wshtw se nuk e miratoi Kathy Kavalec si e emëruara për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Për sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negativ, sepse lobimi kryhet gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh.
Antonio Çakshiri: Po emri i ambasadorit të ri? Do ta kemi së shpejti?
ZV/NS Palmer: Sigurisht që shpresoj të jemi në gjendje të veprojmë sa më shpejt për këtë.
Aurora Golemi, News 24: SHBA e ka shprehur miratimin për marrëveshjen mes Kosovës
dhe Serbisë. Perceptimi i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë është se SHBA mbështet një marrëveshje që parashikon modifikim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Ndërkohë Gjermania e kundërshton këtë dhe Kosova është midis SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe KM Haradinaj të gjermanisë dhe ka vendosur sanksione mbi mallrat serbe. Cili është mendimi juaj për këtë perceptim të publikut shqiptar?
ZV/NS Palmer: E vërteta është që si SHBA dhe Gjermania e mbështesin Kosovën. SHBA nuk mbështet një rezultat të caktuar të procesit të negociatave; ajo që mbështesim është një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënies midis Serbisë dhe Kosovës. Besojmë që elementi qendror i kësaj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, pra që Serbia njeh Kosovën si vend sovran dhe i pavarur dhe Kosova njeh Serbinë në të njëjtën mënyrë. Dhe mbi bazën e kësaj, të dy vendet e pavarura punojnë për të
zgjidhur mosmarrëveshjet. Çdo marrëveshje për normalizim të marrëdhënies është shumëdimensionale; do të ketë një element politik, një element sigurie, një element ekonomik dhe tregtar, do të ketë edhe një element kulturor që do të marrë parasysh statusin e pronave të Kishës Ortodokse në Kosovë. Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. Për aq sa SHBA është gati ta mbështesë atë marrëveshje, ne duam të na e sjellin, të na e tregojnë, ta shohim se çfarë është. Nëse kemi shqetësime për të, do t’i artikulojmë ato shqetësime dhe do të shohim nëse mund të gjejmë mënyra për t’i kapërcyer, por nuk po mbështesim ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të asaj që, me përkufizim, do të ishte një diskutim i gjithanshëm, një marrëveshje e gjithanshme. E mbështesim këtë proces, mbështesim EEAS dhe BE në drejtimin e këtij procesi; nuk jemi palë në negociata por jemi palë në kuptimin që kemi interes në rezultatin e tyre pozitiv. Duam një zgjidhje që hap një rrugë europiane, një të ardhme europiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që në partneritet me autoritetet në Kosovë si dhe me qeverinë në Serbi ta çojmë përpara atë synim.
Joel Çela, TV Klan: Dy vjet më parë, u desh ndërhyrja e ZV/NS Hoyt Brian Yee për të gjetur një zgjidhje politike midis shumicës dhe opozitës që opozita të hynte në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Yee iu kërkoi partive të punonin për një platformë të propozuar nga BE. Dy vjet më vonë, kemi thuajse të njëjtën situatë, madje më të rënduar, me opozitën jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë qeveri. A keni një platformë për t’iua propozuar palëve dhe cila është këshilla juaj kryesore për ta për të gjetur një zgjidhje?
ZV/NS Palmer: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar. Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, mendoj se pjesmarrja juaj në procesin demokratik është thelbësore, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Prandaj, mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.
Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. OSBE-ja ka përcaktuar një sërë synimesh dhe objektivash për atë proces reformash, do të jetë e rëndësishme për aspiratat europiane të Shqipërisë që reformat zgjedhore të përfundohen. Prandaj, sigurisht që ka vend për diskutime, por duke parë drejt qershorit, unë absolutisht do t’i nxisja të gjitha partitë e opozitës që të hyjnë në arenën politike, të garojnë dhe të fitojnë zgjedhjet.
Nertila Dosti, Ora News: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme?
ZV/NS Palmer: Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky process, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva.
Marsela Karapanço, A2: Z. Plamer, Departamenti i Shtetit, në raportin e tij vjetor, shkroi se në Shqipëri ka shqetësime mbi korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës.
Këto janë të njëjtat problem që opozita i ka kthyer në kauzën e saj. Çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit?
ZV/NS Palmer: Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë
në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë dhe që të punojë për atë axhendë të reformës zgjedhore që sipas saj përkah më shumë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ta bëjë atë publike si një parti politike, të tregojnë çfarë qëllimesh kanë. Nëse ju më votoni mua, partinë time dhe përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ne ju premtojmë juve, popullit shqiptar, që do të sjellim për ju kur të jemi në pushtet. Kjo është përgjegjësia thelbësore e çdo partie opozitare, që të bindi publikun të mbështesë programin e saj, të mbështesë përfaqësuesit e saj, të mbështesin vizionin e tyre dhe më pas të fitojnë të drejtën për ta ushtruar këtë vision në pozita pushteti kur fitojnë zgjedhje që janë të lira dhe demokratike. Ky është qëllimi, nuk është përgjegjësia e partive në pushtet që të bindin popozitën për të marrë pjesë në procesin demokratik. Është përgjegjësia e të gjitha partive, përfshirë edhe ato që nuk janë në pushtet, që të garojnë në arenën politike, të garojnë në një proces që është i lirë dhe i drejtë, të fitojnë pushtetin dhe më pas t’a ushtrojnë atë në përputhje me vizionin dhe principet e tyre demokratike.
Muhamed Veliu, Top Chanel: Z. Palmer, në 2017, një kompani offshore pagoi 150,000 dollarë për një firmë lobimi në Uashigton. Dhe përfituesja e këtij lobimi ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, e një kompanie offshore. Sa shqetësues është ky zhvillim për Departamentin e Shtetit?
ZV/NS Palmer: Siç e thashë edhe më parë, lobimi është një aktivitet ligjor por i cili ka rregulla. Prandaj, çfarë është e rëndësishme për ne si qeveri, çfarë është e rëndësishme për Departamentin e Shtetit në përfaqësimin e interesave amerikanë, është zbatimi i rregullave. Ka rregulla për transparencën, rregulla deklarimi sipas të cilave, nëse do përfaqësosh një interes të caktuar, duhet ta deklarosh që në fillim. Prandaj, ç’ka është e rëndësishme, sërish, nuk është ekzistenca e akteve lobuese, pasi kjo është një pjesë normale e procesit demokratik, sidomos në mënyrën se si funksionon dhe operon sistemi amerikan, por ajo që është shumë e rëndësishme është që ato të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe se ata që janë të përfshirë të jenë të hapur dhe të qartë për interesat që përfaqësojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38